Erinda Ballanca, Avokate e Popullit apo avokate e krimit?

Erinda Ballanca, Avokate e Popullit apo avokate e krimit?

Ligji ‘anti KÇK’ prej javësh është kthyer në temën e ditës në opinionin publik, ku çdo ditë OFL informon mbi operacionet dhe punën mbi subjektet që ligji në fjalë prek. Një sondazh i Eduard Zaloshnjës i para pak ditëve tregonte se 66% e shqiptarëve e besojnë këtë luftë të intensifikuar kundër krimit. Kjo sepse të gjithë tanimë e dinë aksiomën se nëse do të godasësh krimin, duhet ta dobësosh atë së pari nga ana ekonomike. E duke ndjekur paranë është shumë më e lehtë për të shkatërruar bandat nga rrënjët.

Mirëpo, opozita dhe tarafi rreth saj ka dalë kundër këtij ligji, duke u bërë eventualisht indirekt mbështetës të krimit i cili natyrisht i trembet si djalli temjanit luftës me shtetin.

Përpos opozitës, në këtë betejë kundër ligjit që godet në zemër krimin, ka dalë edhe Avokatja e Popullit (e propozuar nga Basha në 2017), Erinda Ballanca. Pa ndonjë argument bindës, por duke përsëritur ‘argumentat’ e opozitës, Ballanca ka deklaruar sot se po vlerëson ankimimin në Gjykatën Kushtetuese të paketës anti-KÇK, të cilën qeveria tashmë e ka dorëzuar në Parlament.

Por jo vetëm kaq. Më e rëndë bëhet deklarata e saj ku duket sikur i del në krah krimit, duke argumentuar se ky ligj që godet krimin është një rrezik real ndaj të drejtave të individëve.

Ajo që Ballanca bën sikur nuk kupton është fakti se ky ligj nuk prek çdo qytetar të zakonshëm, por vetëm ato kategori që kanë kryer vepra të rënda penale për të cilat janë dënuar apo hetuar. Përpos kësaj, ky ligj nuk bën asgjë tjetër veçse detyron deklarimin e pasurië dhe justifikimin e saj nga eksponentët e krimit, me të cilin më pas merret SPAK dhe gjykata.

Është kaq e thjeshtë dhe e kuptueshme për këdo kjo betejë e cila mbështetet qartë nga qytetarët, por që Avokatja e Popullit ‘nuk e kupton’ dhe i ka dalë kundër.

Shija që të lë ky qëndrim i Ballancës, përpos faktit që është i njëjtë me atë të opozitës, është ajo e një shërbese me apo pa dashje të krimit. E kjo, kur bëhet nga Avokatja e Popullit, është shumë e rëndë. Sepse sa për opozitën, dihet se do vazhdojë sulmin ndaj çdo nisme apo ligji që kalon në parlament.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bela: 17/02/2020 20:29

    Nuk eshte fare avokate sa per fillim. E dyta paguhet nga shteti te perseriti budallalleqet e lulit. Dhe po avokate po e PD. Tjeter pune di pak

    Përgjigju
  • edi: 17/02/2020 20:16

    Kjo eshte majmur shume Hey nga e don Don Kishotin mbrapa se perpara mund te jete hapur shume Or pyet Komunistin president

    Përgjigju
  • Konjak: 16/02/2020 20:50

    Pamvaresisht efektit ndaj krimit ,ligji -batut -KCK ,krijon shprese tek populli ,se me ne fund dikush u kujtua ti lehtesoj shqipetaret nga kjo barre e rende dhe e pa shprese .Sigurisht do kete edhe kundershti ,nga ajo pjese e shoqerise qe e njef mir drejtesine , -specialistet por edhe politika (opozita )-.Qe te ngrihet zeri nga institucionet dhe specialistet e se drejtes eshte detyre ,per sa kohe KCK nuk eshte e mbshtetur ne ligj (ne kushtetut ).Nuk mund qe quash ;perkrahes dhe nxites te krimit ,cilindo qe kerkon mbeshtetien ne ligj , te c'do institucioni qe organizon pushteti, per kryerjen e detyrave te saj . Zoteri Kajsiu na thot se ky ligj nuk prek te gjith popullin ,por nese do ishte sic thoni ju Kajsiu ,atehere do ishte ligj barbar ,ne kohe lufte .SHija qe te le mendimi i Kajsiut ,per problemin ,eshte i njejte , apo me i fuqishem se i militanteve te partive politike . Zoti te ndihmofte . Faleminderit .

    Përgjigju
  • leone: 16/02/2020 20:00

    Kjo eshte nje avokate e mafjozeve dhe i ka vene vetes qellim te beje te bardhen te zeze.Ky ka qene dhe qellimi i Bashoovicit kur e propozoi dhe i ngeci Edi Rames ne dore.Ajo e ka vendin ne burg qe ti shtremberohet dhe nje cike ai surrati i ndyre qe ka,se sa per turp ajo nuk ka,i ka plasur cipa qe kur ka marre persiper te perfaqesoje te gjitha punet e ndyra te klanit te Berishes,me dhe pa doreza.Mbase SPAKU do e verifikoje dhe fytyren e shemtuar te kesaj vrrome me patente!

    Përgjigju
  • Klodi: 16/02/2020 19:37

    Po si e mori vilen 600 mije euro kjo te Tegu? Sa pislliqe ka kjo ne ndergjegje ja thote surrati

    Përgjigju
  • Tironci: 16/02/2020 17:38

    Mire ka bere qe e ka cuar, por nese ja rrezojne kushtetuesit, duhet te japi dorheqjen nga posti qe mban.

    Përgjigju
  • O tej: 16/02/2020 17:09

    Kjo Ballanca a eshte bachella qe bashkejeton me Djalin e bllokut nipin e Kapos Andi Bushsti?

    Përgjigju
  • Tironci: 16/02/2020 17:06

    Kjo eshte perfaqesuesja e partise se krimit dhe krimineleve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Express': Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar që turistët nuk duhet të humbasin në 2025

'Express': Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar që turistët nuk duhet të humbasin në 2025