TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar pas lajmit që u publikua se Monika Kryemadhi kishte veshur një palë shapka plazhi Valentino, të cilat kanë kushtuar plot 480 dollarë. Braçe ka ironizuar vlerën e shapkave të Kryemadhit, duke shkruar sa litra naftë bëjnë 480 dollarë?

“Një palë shapka 480 dollarë?! 480 dollarë?! 480 dollarë sa bëjnë? Sa litra naftë bëjnë 480 dollarë?!”, shkruan Braçe.

Në një kohë kur Kryemadhi dhe partia e bashkëshortit të saj, Ilir Meta kanë nisur një aksion ku sulmojnë qeverinë, duke thënë se ato “do të shpëtojnë” vendin nga varfëria dhe skamja, vetë Kryemadhi nuk e kursen jetën e luksit.

Monika Kryemadhi me shapkat 'Valentino'

 

Çmimi i shapkave në faqen zyrtare Valentino