Kryetari i Bashkisë së Tiranës mori pjesë në festën e maturës të organizuar në sheshin Nënë Tereza, për disa gjimnaze të Tiranës.
Veliaj u shpërndau gjimnazistëve edhe një set me libra të Dritëro Agollit.
Kryebashkiaku tha se ajka në gjimnaz, do të jetë ajka e Tiranës në të ardhmen.
“Ne besojmë që mënyra më e mirë për të kujtuar shkrimtarin tonë të madh që u nda nga jeta pak kohë më përpara, ishte që çdo maturanti të Tiranës, përveç deftesës, ne ti jepnim edhe një paketë të librave, që shpesoj ta lexoni gjatë verës dhe do të frymëzoheni ashtu siç jemi frymëzuar ne.
Do të njihni disa mentalitete të Shqipërsië që ndoshta nuk do tu bjerë rasti që ti njihni personalisht, por do të bëni një udhëtim mes rreshtave dhe vargjeve, që jam i bindur që do t’ju bëjë qytetarë më të mirë, do t’ju bëjë tiranas më të dobishëm dhe do tju bëjë profesionistë shumë më të aftë nesër, falë dijes që Dritëroi me kaq bujari dhe me kaq talent e shkriu në vargje.
Kështu që jam shumë i lumtur sot, që ne mbajtëm këtë fjalë, edhe në kujtim të Dritëroit që jam i sigurt që po na sheh nga qielli dhe është i lumtur që po e kujtojmë kështu emrin e tij duke i dhënë secilit një paketë me libra edhe mezi pres që secili prej jush të dali më i frymëzuar dhe të dalin një qytetar më i mirë kur të mbërrijë në fund të librit”, u shpreh Veliaj.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO