Tirana mirëpriti vitin e ri me një koncert madhështor në sheshin "Skënderbej," ku të shumtë ishin qytetarët që u mblodhën për të festuar bashkë momentin magjik të ndërrimit të viteve. Atmosfera festive u ndez nga performancat e artistëve të njohur, duke i dhuruar publikut një mbrëmje të paharrueshme mes muzikës, dritave dhe fishekzjarrëve.
Në shesh për të pritur Vitin e ri bashkë me artistët ishte edhe Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili nënvizoi se ky vit e gjen Tiranën si kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe i Dialogut.
Teksa shprehu mirënjohjen të gjithë atyre që mbrëmjen e Vitit të Ri po e kalojnë duke shërbyer, kryebashkiaku Veliaj theksoi se ndonjëherë suksesi ka xhelozi dhe ndonjëherë suksesi ka stërkëmbësha, por progresin e Tiranës nuk e ndalon askush.
Fjala e kryebashkiakut Erion Veliaj:
"Nuk ka vend më të mirë, më të bukur dhe më të dashur se Tirana jonë.
Tu japim duartrokitje atyre që kanë ardh nga Kosova, Maqedonia, prëesheva, Mali Zi, Amerika, Kanadaja, Zelanda e Re, Italia, Greqia, mirëseerdhët.
Mirënjohës Policisë, të Bashkisë, Rrugores, Policisë së Shtetit, mjekëve dhe infermierëve, ata që do presin beben e parë, faleminderit!
Falemninderit pastruesve, mësuesve.Është shumë e vështirë ta pranojmë suksesin, nonjëherë ka xhelozi dhe stërkëmbësh, por progresin e Tiranës tonë se ndalon dot askush. Gëzuar të gjithë
Të punojmë më shumë e të bashkëpunojmë më shumë, të vëmë stërkëmbësha më pak.Gati për numërimin mbrapsht, përqafoni atë që keni në krah, bashkohuni dhe uroni. Jepni gjithë energjinë tuaj të mirë për qytetin tonë, për Tiranën tonë të madhe.
Kjo është Tirana jonë. Jemi gati....?! gëzuar Vitin e Ri, gëzuar nga zemra, ju duam shumë, gëzuar për të gjithë shqiptarët!”