Erion Veliaj për Report Tv: Nga projektet strategjike për Tiranën te zgjedhjet! Në 2025 PS rikonfirmohet në pushtet, marrim mbi 74 mandate

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj në një intervistë për Studio Live me Arbër Hitajn në Report Tv ka folur për projektet strategjike për Tiranën dhe zgjedhjet e 2025.

Veliaj ka deklaruar se brenda këtij mandati pritet të përfundojë puna për ndërtimin e Terminalit Perëndimor në kryeqytet. Ai shtoi se po përgatitet projekti për financimin e sheshit  fundor të Bulevardit të Ri, zonë e cila theksoi se do të jetë një “Tiranë e re” për nga zhvillimi në 100 vitet e ardhshme. Dy projekte që nënvizoi kryebashkiaku ishin edhe ato të stadiumit “Selman Stërmasi” si dhe pallati i sportit “Asllan Rusi”.  

Tani kemi filluar punën për Terminalin Perëndimor, kështu që, dua që brenda këtij mandati ta zgjidhim edhe atë situatë. Terminali do të jetë në të njëjtin vend, te Kthesa e Kamzës. Jemi në detajet e fundit përpara se të firmosim financimin për sheshin fundor të Bulevardit të Ri. Kemi filluar të gjitha procedurat tani për një stadium të ri aty ku është “Selman Stërmasi” ose Pallati i Sportit Partizani “Asllan Rusi” për atë hangar të improvizuar si Pallat Sporti por që ka nevojë për një Pallat Sporti të mirëfilltë”, deklaroi Veliaj. 

Ai u ndal edhe te qendra e madhe e panaireve që parashikohet të ndërtohet mes Farkës dhe Lundrës, një projekt ky i përbashkët me qeverinë. Nga ana tjetër Veliaj foli edhe për zonën e lirë ekonomike mes Kombinatit dhe Kasharit, e cila përveç infrastrukturës do të sjellë një realitet të ri ekonomik për të dyja këto zona.

“Një projekt për të cilin po punojmë me qeverinë ka të bëjë me një qendër të madhe panairesh. Ne kemi një marrëdhënie shumë solide me bashkinë e Veronës.  Ne duam që me “Fiera di Verona”, panairi më i madh i verës, të kemi një qendër të ngjashme panairi mes Farkës dhe Lundrës. Ndërkohë Unaza do të ketë një lidhje me zonën e lirë ekonomike mes Kombinatit dhe Kasharit, pranë impiantit të ujërave të zeza të Tiranës, një tokë shumë e madhe, pjesa më e madhe ka qenë bashkiake, kemi bërë edhe shpronësime të cepave që ka qenë tokë djerrë e po kthehet në ndarje ku do të jenë kapanonet e kompanive që do të punojnë në zonën e lirë ekonomike të Tiranës”, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku foli edhe për objektivat që Partia Socialiste ka për zgjedhjet e 2025-ës, duke theksuar se do të fitojë më shumë se 74 mandate, ndërsa një tjetër objektiv i mandatit të tij aktual është edhe ndërtimi i Teatrit Kombëtar.

"Besoj se do të kemi një rezultat edhe më të mirë, mbi 74 mandate".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:00
Veliaj: Tirana do të ketë brenda mandatit Teatrin e Ri Kombëtar, do jetë për 100 vitet e ardhshme

Brenda këtij mandati Tirana do të ketë Teatrin e Ri Kombëtar. Kështu deklaroi kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj në “Studio Live” në Report TV.

“Ne do të bëjmë çmos që të ecim sa më shpejt. Sigurisht projektet ndonjëherë janë, ne pamë te projekti i Teatrit të Ri që do të përfundojë brenda këtij mandati, është se ndonjëherë kur futet politika, sigurisht që nuk i pengon dot – por që mund të të vonojë projekte. Ne u vonuam 3 vjet te Astiri, por them kur të mbarojë edhe ky segmenti i fundit që të lirohet totalisht. Por kur shikojmë sa shpejt shkohet nga nënkalimi i Astirit dhe del te TEG-u ose del te helikopterët në Farkë, ti kupton se politika e mbrapshtë mund të vendosë stërkëmbësha, mund të të vonojë, nuk i bllokon dot. Për shpirtë, kur thonë tironsit, sa më përket mua, do të doja që të mbaronin nesër. Ne do të bëjmë çdo përpjekje që gjërat të mbarojnë në afat. Nëse nuk kemi pengesa gjërat do të mbarojnë në afat. Teatri ka qenë projekti më i debatuar. Prandaj them, të mbarojë – ta gjykojmë kur të mbarojnë. Do kemi Teatër për 100 vitet e ardhshme dhe jo për 100 vitet e shkuara”.

Ora 17:43
Kryebashkiaku Veliaj: Akuzat e Ahmetajt shpifje, kush është burrë përballet me drejtësinë! Ja e vërteta për inceneratorin e Tiranës

Shpifje i ka cilësuar kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj akuzat e zv.kryeministrit Arben Ahmetaj i cili nga arratia, drejtoi gishtin ndaj tij dhe kryeministrit Rama për aferën e inceneratorit të Tiranës. 

Deklaratat nuk meritojnë asnjë koment shtoi më tej kryebashkiaku në intervistën e dhënë për “Studio Live” në Report Tv, teksa nënvizoi se më shumë se fjalët apo shpifjet, flet puna vetë për transformimin e qytetit.

Kush është burrë përballet me drejtësinë thotë Veliaj dhe se Bashkia e Tiranës çdo ditë shkëmben shkresa me SPAK duke qenë transparentente me drejtësinë.

"Unë nuk kam asnjë problem me akuzat. Unë jetoj një jetë që është si libër i hapur në sy të të gjithëve. Edhe kur e kam marrë këtë punë përsipër, jam përgatitur për gjithçka, për shpifjet, për akuza, edhe për këto shpifjet e radhës. Të gjithë e dinë si është e vërteta e inceneratorëve, siç të gjithë e dinë që Tirana ka nevojë të pastrohet. Edhe në momentin që Tirana nuk pastrohet, nëse në këtë proces ka pasur njerëz që kanë bërë gabime, duhet të mbajnë përgjegjësi. Kështu që të komentoj dikë që i ikën drejtësisë, i ikën përgjegjësisë dhe pastaj shpif, nuk besoj që meriton koment. Kush është burrë rri këtu dhe përballet, siç gjithë të gjithë ne komunikojmë përditë me SPAK-un dhe mund të shkëmbejmë dhjetëra shkresa në ditë, për pafundësi procesesh. Disa here s’ka lidhje fare me bashkinë, por bashkia ka informacion si është dhënë kjo leje, kush ka qenë projektuesi, ku ka pasur le të themi një sipërmarrje, ose një incident. Pra bashkia gjithsesi është një qendër e madhe informacioni dhe besoj që kemi qenë një nga institucionet më korrekte në këtë marrëdhënie me SPAK-un dhe në një transparencë totale.

Sigurisht që drejtësia e re, si çdo gjë e re, nga disa do anatemohet, nga ne do lavdërohet, sepse unë besoj fort që sistemi i parë i drejtësisë ku praktikisht Bashkia e Tiranës nuk fitonte dot asnjë gjyq, por gjithmonë e fitonte një zaptues. Ne kemi humbur gjyqe për të liruar territore në varreza. E para e punës nga ana njerëzore, si zapton në varreza, në një parcelë ku prehen të parët tanë? E dyta, si pastaj paguan në gjykatë dhe sesi mund të ketë gjyqtarë, që fatmirësisht vettingu i përcolli, ose po i përcjell, të cilët vazhdojnë dhe japin masa të kësaj çudie.

Kështu që kishte ardhur nevoja për një kthim, ku i forti, ai i fuqishmi, në fakt janë populli, janë qytetarët, është e drejta, është publikja dhe jo ai që ka mundësi të paguajë dhe ai që ka mundësi të manipulojë drejtësinë, patjetër që kishte ardhur koha, madje ishim vonë. Sigurisht që ky është një proces adaptimi, me një sistem të ri, me kërkesa të reja, me një standard shumë më të lartë, duhet të adaptohemi. Por a është sot drejtësia më mirë seç ka qenë? Patjetër që është!! A është perfekte? Unë besoj që asnjë prej nesh s’bën punë perfekte, si ai pendulumi që do gjejë bazën e vet dhe do gjejë atë sheshin ku do rëndojë. Por unë them që kush ka një problem, në vend që të iki duhet të jetë këtu dhe të shpjegohet. Të largohesh dhe të shpifësh dhe të sajosh, ka shumë njerëz që gjithashtu më thonë pse nuk merresh përditë që të merresh me shpifjet."

Veliaj shtoi më tej se në fund mbeten punët e mira të bëra në këtë qytet dhe jo fjalët apo shpifjet. 

"Gjyshërit tanë na thoshin që kur të leh qeni në rrugë, nuk i leh ti qenit mbrapsht, ti vazhdon rrugën. Se në të kundërt i bie që të merresh me lehje të tilla non stop dhe të mos bësh asnjë punë. Unë kam vendosur që të bëj punët. Pse? E di që ndoshta në këtë kulturë gladiatorësh dhe në këtë lloj gërr-vërri ku është shumë tunduese që të përfshihesh, ka plot njerëz që duan ta shohin këtë betejë. Ndërkohë që historia na ka mësuar që këto nuk janë gjëra që mbeten. Në finale 40 shkollat që kemi bërë mbeten, ky sheshi mbetet, pazari mbetet, Piramida mbetet, teatri i ri do mbetet, parku i liqenit, i Farkës do mbetet, ndërkohë këto llafet do i harrojnë se do vijë javën tjetër një tjetër, jam i sigurt do vijë një cunami tjetër thashethemesh edhe shpifjesh. Dhe besoj që kjo filozofi ka qëlluar e suksesshme.

Kur ti fokusohesh te puna dhe nuk i leh çdo njeriu mbrapsht që ka nevojë, ose që dëshiron të të fusë në një betejë pa lidhje. Megjithatë sot, për t’iu përgjigjur pyetjes suaj, për të mos çeduar në asnjë pyetje".

Duke u ndalur te nevoja e Tiranës për t’u pastruar çdo ditë, kryetari i Bashkisë tha se puna për pastrimin e qytetit po vijon pasi impianti i mbetjeve të Sharrës tani menaxhohet nga Agjencia e Aseteve publike.

"Menaxhohet nga publiku, pra është Agjencia e Aseteve që e menaxhon, Bashkia e Tiranës është një prej 5 bashkive. Sigurisht ne jemi bashkia më e madhe, prodhojmë më shumë mbetje, kështu që tani i kemi marrëdhëniet shtet me shtet, edhe aty ne do të vazhdojmë këtë marrëdhënie, pa ndërprerë asnjë ditë punën, se në momentin  që ndërpritet një ditë pune, Tirana s’e ka luksin. Ne kemi përditë denoncime, sidomos tani që jemi në një situatë ku kompania publike po merr dhe zonat periferike të Tiranës, ne sikur edhe një ditë të mos të mblidhet një kazan, për atë lagje kthehet në një traumë. Edhe unë e kam parë këto ditë që po bëhet kalimi i stafetës nga privatët e periferive, te kjo e Bashkisë së Tiranës me Veronën, që ka pasur vetëm qendrën, tani po merr dhe lagjet periferike, sikur një ditë të mos bëhet stafeta siç duhet, për atë komunitet kthehet në problem. Imagjino tani për të gjithë ata që ulërijnë të mbyllet inceneratori. Tani jemi shtet me shtet, askush nuk ankohet dot që këto po shkojnë diku tjetër, për sa kohë që 5 bashkitë, bashkë me Bashkinë e Durrësit, po ia çojnë një enti shtetëror që po bën menaxhimin aty. Ndaj edhe them të mos gjykojmë pastrimin e qytetit, ose ndërtimin e shkollave.

Nëse në këto procese dikush ka bërë një gabim, duhet të mbajë përgjegjësinë e vet, jo të ikë. Dhe kush mban përgjegjësi përpara drejtësisë, i ka larë hesapet me drejtësinë. Por është si të thuash nuk do bëjmë më autostrada se ka aksidente. Ose do ndalojmë celularët, sepse disa perversë dhe disa devijantë të shoqërisë ngacmojnë gocat e vogla në celularë. Jo, devijantët duhet të shkojnë në burg, por celulari në 99% të rasteve është mjet pune dhe komunikimi, nuk është shpikur si mjet për perversët. Është keqpërdorimi i këtij mjeti nga perversët. Është të heqim gjithë thikat e bukës se dikush çmendet dhe vret ata të shtëpisë me thikë buke, jo thika e bukës është bërë për bukën. Ka devijantë dhe devijantët duhet të shkojnë aty ku e kanë vendin. Ndaj dhe duhet moderuar kjo histori. Ne nuk jemi kundër çdo gjëje të mirë, ne jem kundër atyre të ligjve, që një gjë të mirë, duan ta përkthejnë në përfitim personal. Dhe për këta duhet të merret në mënyrë absolute drejtësia", shtoi Veliaj.

Prej korrikut 2023 ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj jeton në arrati dhe është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë shqiptare, lidhur me aferën e inceneratorëve. Ai akuzohet për 'shpërdorim detyre” te “mosdeklarimi i pasurisë”, "korrupsioni” dhe “pastrimi i parave”.

Ora 17:23
Objektivat e PS në zgjedhjet e 2025-ës, Veliaj: Fitojmë me më shumë se 74 mandate

 

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë për Report TV me gazetarin Arbër Hitaj foli edhe për objektivat që Partia Socialiste ka për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Ai tha se pret që PS të fitojë më shumë se 74 mandate ndërsa theksoi se ambicia e tij është një fitore e njëtrajtshme si në zonat rurale edhe ato urbane të Tiranës.

“Unë besoj se i kemi të gjitha mundësitë që të qeverisim të vetëm. Dhe besoj fort që nëse nuk e bëjmë këtë me arrogancë, por e bëjmë me modesti besoj se do të kemi një rezultat edhe më të mirë, mbi 74 mandate. Por siç thashë, kjo është si ajo toka që duhet punuar në ccdo brazë, jo në disa zona të suksesshme dhe disa zona jo. Ambicia ime është që në të gjithë qarkun e Tiranës të kemi një fitore të njëtrajtshme. Pra, jo vetëm Bashkia e Tiranës, Kamza dhe Vora që kanë performuar mirë, por edhe Rrogozhina e Kavaja që mund të jenë në periferi të qarkut por janë zona shumë të rëndësishme, pavarësisht se kanë më pak vota, për t’u siguruar që Tirana ka një rezultat të njëtrajtshëm në të gjithë sipërfaqen e vet, në të gjithë territorin e vet”- u shpreh Veliaj.  

Ora 17:22
Nga Pallati i Sportit te sheshi fundor i Bulevardit të Ri e Terminali Perëndimor i Autobusëve, Veliaj rendit projektet e mandatit të 3-të për Tiranën

Në një intervistë për Report Tv, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur mbi projektet e këtij mandati të tretë të tij në krye të bashkisë më të madhe në vend. Veliaj deklaroi se brenda këtij mandati pritet të përfundojë puna për ndërtimin e Terminalit Perëndimor në kryeqytet.

Mes të tjerash ai shtoi se po përgatitet projekti për financimin e sheshit  fundor të Bulevardit të Ri, zonë e cila theksoi se do të jetë një “Tiranë e re” për nga zhvillimi në 100 vitet e ardhshme. Dy projekte që nënvizoi kryebashkiaku ishin edhe ato të stadiumit “Selman Stërmasi” si dhe pallati i sportit “Asllan Rusi”. 

“Me ndërtimin e Terminalit Lindor është zhvendosur një pjesë e madhe e atij trafiku kryesisht furgonët, autobusët që vijnë nga rrethet, nga juglindja, është vendosur aty.  Tani kemi filluar punën për Terminalin Perëndimor, kështu që, dua që brenda këtij mandati ta zgjidhim edhe atë situatë. Terminali do të jetë në të njëjtin vend te Kthesa e Kamzës. Sigurisht disa nga autobusët që janë te Pallati i Sportit që janë linjë ndërkombëtare do t’i spostojmë, duke qenë se aty do të nisin matjet, për te Terminali Lindor dhe ndërkohë që do mundohemi që brenda të njëjtit kantier gjysma të jetë provizore për autobusët e veriut, verilindjes dhe jugut dhe gjysma tjetër do të jetë pjesa ku do të ndërtohet Terminali. Duhet të përgatisim projektin final, jemi në detajet e fundit përpara se të firmosim financimin për sheshin fundor të Bulevardit të Ri i cili për mendimin tim zgjidh përgjithmonë boshtin dhe shtyllën kurrizore të Tiranës. Fillon te sheshi “Nënë Tereza”, ka pjesën qendrore aty ku janë të gjithë tamam si organet e një qyteti, nga ana metaforike sheshi “Skënderbej” ka të gjitha organet e rëndësishme të vendit, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, kemi bërë të gjithë Bulevardin e Ri, plus bulevardin “Zogu i Parë” nga e para me të gjithë infrastrukturën moderne”, deklaroi Veliaj.

“Një projekt për të cilin po punojmë me qeverinë ka të bëjë me një qendër të madhe panairesh. Ne kemi një marrëdhënie shumë solide me bashkinë e Veronës.  Ne duam që me “Fiera di Verona”, panairi më i madh i verës, të kemi një qendër të ngjashme panairi mes Farkës dhe Lundrës. Ndërkohë Unaza do të ketë një lidhje me zonën e lirë ekonomike mes Kombinatit dhe Kasharit, pranë impiantit të ujërave të zeza të Tiranës, një tokë shumë e madhe, pjesa më e madhe ka qenë bashkiake, kemi bërë edhe shpronësime të cepave që ka qenë tokë djerrë e po kthehet në ndarje ku do të jenë kapanonet e kompanive që do të punojnë në zonën e lirë ekonomike të Tiranës. Por, jo të Tiranës së 2013-ës apo 2015-ës, ku ne synonim kapanonet e fasonerisë me paga shumë të  ulëta, sot synojmë kapanonet e atyre që duan të bëjnë pjesë automobilash, pjesë bio-teknologjie, teknologjie informacione, teknologjie elektronike. Pra, punë që paguajnë rroga më të mira.  Dhe sidomos për popullsinë e Kombinatit dhe Kasharit, në këtë trekëndësh gjykoj se kemi një super aset i lidhur me portin dhe aeroportin, me linjat e tensionit, rrugëve, kanalizimeve, ujit, dritave, po bëjmë një investim jo vetëm për të rregulluar infrastrukturën, asfaltin, ndriçimin, nuk është kjo risi, risi është çfarë do të bëjmë për të prodhuar një realitet të ri ekonomik”, nënvizoi Veliaj.

Ora 17:22
A ka përplasje me Edi Ramën? Veliaj: Mesazhi i Asamblesë së PS ishte hapja! Partitë që mbyllen, shuhen! PD-ja e tkurrur në dritare

‘Nëse ka një mesazh që erdhi nga Asambleja, ishte mesazhi i hapjes’, kështu nënvizon për “Studio Live” në Report Tv kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj teksa ka  folur për atë çfarë u diskutua në Asamblenë Kombëtare të PS. 

Arbër Hitaj: Kalojmë te situata në PS. Pati një Asamble Kombëtare, shumë lajme qarkulluan në media, çfarë u diskutua konkretisht?

Erion Veliaj: Partitë që mbyllen janë parti që shuhen. Po të shohësh si është tkurrur LSI-ja, iu desh të ndërronte emrin që të mos identifikohej me një katastrofë politike. Po të shohësh se si PD-ja prap është tkurrur nga një parti që kontrollonte të gjithë vendin u kthye në një parti që kontrollonte vetëm Tiranën në vitin 2015 dhe pastaj vetëm bulevardin, pastaj vetëm oborrin, pastaj vetëm në rrugicë dhe tani vetëm një dritare. Dhe unë besoj se është fatkeqësi nëse nuk meson edhe nga gabimet e kundërshtarëve. Ndoshta nuk mëson nga gjërat e mira të kundërshtarëve kur nuk bëjnë asgjë të mirë, por mund të mësosh nga gabimet dhe unë besoj se të mësosh nga gabimet do të thotë të mos bësh gjëra të ngjashme, të mos e izolosh partinë, të mos thuash ne jemi këtu dhe nuk ka të tjerë. Patjetër që ka të tjerë. Çdo vit, 20 mijë të rinj mbushin moshën 18 vjeç.

Çdo vit, po aq mbarojnë universitetet. Çdo vit shtohen profesionistët. Çdo vit ka njerëz që patjetër largohen dhe unë jam larguar disa herë nga Shqipëria. Por ka edhe plot njerëz që vijnë. Dhe ne jemi shembulli i njerëzve që shkojnë dhe vijnë sepse e tillë është jeta. Shumë prej këtyre prurjeve, qoftë ata që kanë mbushur moshën madhore, qoftë që janë profesionistë të rinj apo që janë kthyer, janë asete të jashtëzakonshme që mund të kontribuojnë në një parti që qeveris sot 55 bashki dhe Republikën. Ata mund të japin ide të reja, mund të injektojnë mënyra se si bëhen gjërat më ndryshe, më mirë, pak më shpejt. Kështu që, në këtë sens mesazhi është një hapje masive. Ne sot fillojmë një tur. Pas kësaj interviste fillojmë një tur në 40 degët e partisë. Është Tirana që ka 27 Njësi Administrative, kemi 3 në Kamëz dhe 10 të tjera që janë në Kavajë, Vorë, Rrogozhinë.

Janë 40 degë që do të shkojnë në proces hapje. Ideja është që brenda pranverës ne të jemi gati dhe pastaj kemi 1 vit, që të mos i lëmë gjërat në moment të fundit, kemi 1 vit që të komunikojmë mesazhin e fushatës, mesazhin e Edi Ramës Kryeministër dhe të mandatit tjetër të PS, ku kemi qenë, ku kemi mbërritur dhe sa lart duhet ngritur steka e të ardhmes.”

Ora 17:16
Veliaj zbardh takimin me Blinken: Folëm për projektet strategjike të kryeqytetit

Investimet kanë qenë kryefjalë e takimit mes kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken gjatë vizitës së tij në Tiranë. Në intervistën për “Studio Live” në Report Tv Kryebashkiaku i Tiranës dha detaje nga ky takim dhe projektet për të cilat kanë folur.

Arbër Hitaj: Ndalemi menjëherë në temë. Një vizitë shumë e rëndësishme ajo e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë. Cilat ishin disa nga mesazhet që nuk u panë nga publiku? Ju patët edhe një takim…Çfarë u tha?

Erion Veliaj: Sa herë që Shqipëria futet në hartën e vizitave të rëndësishme të atyre që sot drejtojnë me një autoritet moral, por edhe autoritet ekonomik e ushtarak botën, unë besoj se është një superlajm për Shqipërinë. Dhe fakti që sot Tirana është kthyer në një stacion falë edhe lobimit që kryeministri bën non stop në vendet e mëdhaja që kanë lidhje me Ballkanin të kenë si stacion kryesor Tiranën, sigurisht që kryeqytetin e ngre në një prestigj të jashtëzakonshëm. Siç ishte edhe Samiti i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor, siç ishte statusi i ri i Kolegjit të Europës me një Kampus të Ballkanit në Shqipëri, por edhe siç ishte vizita e Sekretarit të Shtetit. Sigurisht kemi disa investime amerikane në Tiranë. Më i rëndësishmi në termat e financave që kemi investuar së bashku është ai i Piramidës ku qeveria, bashkia dhe qeveria amerikane nëpërmjet Fondit Shqiptaro-Amerikan që ka qenë një grant që në kohën e Clinton dhe pastaj u përkthye në investime të kompanive të huaja kryesisht ato amerikane siç ishin banka, kompani sigurimesh e kështu me radhë, tani janë kthyer në një Fondacion që investon për ato tema që ne i kemi më afër zemrës, siç janë çështjet e fëmijëve, çështjet e rinisë dhe të zonave turistike.

Kjo është arsyeja pse e filluam me Pazarin e Ri dhe u fokusuam te Piramida. Kjo ishte një mënyrë për t’i bërë Sekretarit një tablo të këtyre investimeve. Sigurisht kemi një listë tjetër investimesh. Ne po planifikojmë që, në zonën e Bulevardit të Ri, kemi disa aktorë shumë të rëndësishëm amerikanë, investitorë dhe besoj se në finale mund të themi se më në fund përtej retorikës dhe një miqësie të pathyeshme dhe të jashtëzakonshme, tani kemi edhe raportin ekonomik që unë besoj se është një plus mbi marrëdhëniet e rëndësishme pollitike e historike që kemi patur.

Prandaj SHBA ka një rol të pazëvendësueshëm dhe këtë nuk e them si dikush që ka studiuar në Amerikë dhe ndjehet shumë afër edhe si pjesë e rritjes e maturimit tim në atë vend, por edhe për faktin që me SHBA nuk jemi lidhur vetëm në ditët kur punët shkojnë mirë siç janë ditët e sotme. Jemi lidhur sidomos kur i kemi patur punët e vështira, siç ishte rasti kur Presidenti Ëilson insistoi që Shqipëria të mos copëtohej dhe të njihej, siç ka qenë rasti ku prap qeveria Amerikane insistoi në kohën e Clinton për të çliruar Kosovën dhe në kohën e Bushit për t’u shpallur e Pavarur. Ndaj dhe besoj se ndoshta vendi më popullor për një zyrtar amerikan, pavarësisht demokrat apo republikan është Shqipëria dhe qyteti ku ka më shumë simpati e më shumë ngrohtësi është Tirana.

Arbër Hitaj: Çfarë i thatë, ndonjë detaj, kuptohet nga ato që mund të thuhen?  

Erion Veliaj: Ishte e gjitha e fokusuar tek investimet, te Piramida dhe disa plane që kemi për të ardhmen. Ne duam që këto investime të vazhdojnë dhe besoj fort se me Fondin Shqiptaro-Amerikan do të kemi një paketë tjetër investimesh. Projekti tjetër i radhës që ka të bëjë me parqet e Tiranës, pra kemi bërë një zonë turistike siç është Pazari, kemi një zonë tjetër siç është Piramida për ekonomitë e reja. Dhe projekti i radhës do të jetë një projekt disa milionë dollarë në bashkëpunim me ata dhe do të investojmë për lidhjen e Liqenit të Tiranës me Liqenin e Farkës.

Kjo është pjesa e gjërave publike. Për këtë investim do mobilizohemi me disa arkitektë shumë të njohur kryesisht në arkitekturën e peisazhit. Parku i Liqenit të Tiranës dhe ai i Farkës janë si dy pulmone të një mushkërie që kanë nevojë të lidhen. Dhe do të jetë një lloj “bronku”, një park linear që i lidh këto të dyja. Do të ketë disa stacione, do të jetë i adoptuar për biçikleta, për karrocat e fëmijëve, për personat me aftësi ndryshe. Pra, do të jetë i aksesueshëm për çdo moshë dhe në çdo kohë. Kështu që, ky është investimi i madh i radhës.

B.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Skupi: 19/02/2024 23:11

    Per ty nk funksionon skapi. Te ke carta bianca

    Përgjigju
  • Shën Prokopi: 19/02/2024 22:31

    Hapësira të gjelbra na duhen o Demagogu ynë! Shtoje sipërfaqen e gjelbër rreth e rrotull Liqenit Artificial të Tiranës,pa shkuar në Çekrezë e Farkë,na Duhet pranë aty ku ka qënë,bashkë me Kopështin Botanik!Bëje Lulishte edhe aty poshtë Digës së Liqenit Artificial,si Ato të Pallateve Mbretërore në Itali e Francë, që të duket për Bukuri nga Pasarela sipër e Digës!

    Përgjigju
  • Depozita: 19/02/2024 22:21

    Ku e ke ujin 24 ore o lali, I ke pallatet me depozita gjith m.t mrena se ska uji. Vjen uji me ere I ujereva te zeza dhe kjo gje ndodh ne mes te tiranes jo ne periferi. Maro pune me Ujtin masnaj me Projekte Thera strategjike

    Përgjigju
  • vlora 97: 19/02/2024 21:41

    Tirana nje super qytet Do ta kuptojne "kritiket" kur Erjoni te mos jete me Gjithcka do ti rikthehet kaosit dhe shemtise se dikurshme

    Përgjigju
    • Butrinti2022: 20/02/2024 17:48

      E vertete, Erjoni eshte personalisht pergjegjes per cdo peme te mbjelle ne Tirane, per cdo kazan pleherash te zbrazur (per ata te pazbrazurit e ka fajin Berisha), dhe per cdo semafor qe ndizet. E kam pare ne televizor, nuk ka se si mos jete e vertete.

  • E verteta: 19/02/2024 19:25

    Ketij i paskan ngrene fiqte mbas kraheve, Rames i kane ngrene dardhat. Minimumi i pergjegjesise do jete pergjigjia e dy pyetjeve: Kush i vendosi ne poste te larta abuzuesit? Ose jeni syleshe ti dhe Rama, ose nuk dini te drejtoni dhe jua hedhin? Ne rw dy rastet eshte shperdorim detyre.

    Përgjigju
  • Qytetari: 19/02/2024 19:03

    Behet fjale per ndonje projekt strategjik si ai i inceneratoreve?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi