Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti sot anëtarët e grupit “Gjurmët”, të cilëve u dorëzoi “Çelësin e qytetit”.
Grupi “Gjurmët” është i njohur në Kosovë dhe këto ditë ndodhet ne Tiranë për të marrë pjesë në koncertin që do të zhvillohet nesër e ku do të perfomojnë së bashku me 20 të ftuar të tjerë .
Në shenjë mirënjohjeje ndaj këtij grupi dhe kontributit të dhënë për disa dekada në muzikën shqiptare, kryebashkiaku Veliaj u ka dorëzuar katër anëtarëve të grupit simbolin e “Çelësit të qytetit”.

Me rastin e festave të fundvitit, Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë koncertesh që do të kulmojnë më 31 dhjetor, ku janë ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë dhe natën e ndërrimit të viteve ta kalojnë në sheshin “Nënë Tereza”.
Krahas koncertit muzikor, stafi i bashkisë ka menduar edhe për një spektakël fishekzjarresh për ta bërë më të bukur pritjen e Vitit të Ri.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com