Erisa Xhixho i bashkohet protestës dhe ulet këmbëkryq në mes të rrugës duke kërcënuar Policinë: Guxoni të na shkelni!

Erisa Xhixho e ulur këmbëkryq në rrugë, teksa kërcënon Policinë

Protesta e opozitës ka denigruar jo vetëm në bllokim të dhunshëm të akseve rrugore në 5 pika të Tiranës, por edhe në konfrontime fizike me Policinë dhe ulje këmbëkryq në shesh. 

Një prej deputeteve pjesëmarrëse të Partisë së Lirisë ka qenë edhe Erisa Xhixho, e cila i është bashkuar protestës teksa është ulur këmbëkryq në mes të rrugës për disa minuta, përkrah një të moshuari, teksa i bën thirrje policisë të largohet në mënyre që opozita të vazhdojë mosbindjen civile.

Por kjo ulje në asfalt nuk zgjati shumë, teksa pas disa minutash ata janë ngritur, duke u zhvendosur më tej.

"Keni 2 zgjedhje, ose të na shkelni, hajde guxoni një herë, guxoni të na shkelni. Gjyshin do shkelni që ka dalë për pension? Policët të largohen pak, se na merrni ajrin, largohuni!", tha deputetja e PL ndër të tjera.


Lajmi kryesor:

PD ‘mosbindje civile’ me orar, bllokojnë rreth 3 orë 5 kryqëzimet e Tiranës! Deputetët përplasen me policinë, shpërndahen me ujë e gaz! Shoqërohen 44 protestues (VIDEO)


A.Q/A.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë