Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ishte e ftuar në emisionin ‘Sot, Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu teksa foli për zhvillimet e fundit politike. Xhixho komentoi dhe procesin gjyqësor që po zhvillohet për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, teksa e cilësoi si të iniciuar nga politika.

Meta vijon të mbahet në izolim me arsyetimin e gjykatës se ekziston mundësia se ai të prishë provat hetimore apo të intimidojë dëshmitarët. Këtë rast, Xhixho e krahason me zëvendëskryeministren Balluku, e cila akuzohet për vjedhjen e miliona eurove dhe vijon të ushtrojë funksione politike.

“Procesi i Metës jo vetëm që është politik dhe gjithë skenë e regjistruar në kohë reale e arrestimit dhe rrëmbimit të tij në mes të ditës, vazhdon në një proces të parregullt ligjor. Sot që flasim që kanë mbaruar hetimet, dhe tani nuk mund të imtitidojë dëshmitarë, nuk mund të prishë prova dhe vazhdon të mbahet në izolim ekstrem ndryshe nga zyrtarë të tjerë. Kemi rastin flagrant të zv,kryeministres Balluku. Nga ana tjetër, dhe pse e pandehur, jo vetëm e vjedhjen e Tunelit të Llogarasë, vazhdojnë të ushtrojë detyrën dhe nuk ka asnjë instrument të dorëheqjes dhe shkarkimit. Kush i prish provat këtu, Meta që nuk ka funksion publik apo zv,kryeministjra që akuzohet për vjedhje ë qindra miliona eurove nuk ka as shkarkim, as dorëheqje që prish prova e intimidon dëshmitarë”, tha Xhixho.

Xhixho tha se SPAK ka vepruar me dy standarde përsa i përket gjykimit të funksionarëve opozitarë dhe atyre të qeverisë.

“Drejtësia që është përdorur si armë politikë kundër kundërshtarëve politikë, kjo është e faktuar. Si u shoqërua Veliaj? Me praninë e BKH dhe me automjet personal. Veliaj nuk po hetohet për inceneratorët. SPAK po vepron me dy standarde. I vetmi i paprekshëm këtu është Edi Rama. Po flas për krimin zgjedhor që SPAK nuk e prek, krimin e organizuar. Banda e Durrësit duhet të ishte goditur me kohë, por nuk u prek që të favorizonte partinë në pushtet për zgjedhje”, tha deputetja.

Ndër të tjera, deputetja e PL-së, ka komentuar dhe kundërshtimin e madh që opozita po i bën buxhetit të planifikuar për vitin 2026. Këtu Xhixho përmend disa hallka që sipas saj janë harkuar për t’i shërbyer qeveritarëve dhe jo qytetarëve nisur nga bujqësia, tek shëndetësia dhe arsimi.

“Buxheti nuk ka ardhur nga miradministrimi, por nga taksat tona. Një nga tabelat që nuk preket, është ajo e koncensioneve. Buxheti për shëndetësinë është 2.9% e prodhimit të brendshëm bruto. Ke akoma persona që marrin kimioterapi në karrige. Buxheti për bujqësinë më i ulëti në rajon. Janë dhe fondet e IPARD të bllokuara. Do ta votoja këtë buxhet nëse do të çonte në 5% prodhimit të brendshëm bruto për arsimin. Ke 70% të shkollave sot pa oficerë të sigurisë. Pse i ndërtojmë rrugët me 10fishin e kostove në Evropë?  PL ka depozituar në Kuvend propozimin për uljen e TVSh, nga 20% në 5% për ushqimet e shportës. TVSh për ushqimet e shportës më e larta në rajon. Patjetër dhe opozita është pro kësaj iniciative”, tha Xhixho.