Kreu i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe i ka kërkuar Kontrollit të Lartë të Shtetit riauditim për shpenzimet e Rrugës së Kombit, kostoja e së cilës ka shkuar mbi 1 miliard euro. Auditimi mund të risjellë rihapjen e dosjes së abuzimeve të kësaj rruge prej 230 milionë euro. I hetuar për shpenzimet ka qenë ish- ministri i Transporteve asokohe Lulzim Basha, sot në postin e kryetarit të PD, por dosja u mbyll me procedurë.
Të fillojmë të kuptojmë sa para kemi paguar, çfarë vepre kemi ndërtuar, çfarë i kemi lënë mangut dhe sa para të tjera duhet të paguajmë si qytetarë të këtij vendi për të përfunduar një vepër dhe për ta mirëmbajtur atë në kohë.
Erjon Braçe
Kërkesën për riauditim Erjon Braçe ia bëri kreut të KLSH Bujar Leskaj, teksa ky i fundit raportoi sot përpara Komisionit të Ekonomisë për dëmin e shkaktuar nga korrupsioni gjatë 2017, që kap vlerën e 825.6 milionë eurosh. Problematikë për Kontrollin e Lartë të Shtetit vazhdon të jetë pushimi i kallëzimeve të bëra në Prokurori nga ky institucion.
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erion Brace riktheu edhe një herë çështjen e privatizimit të Ish-Hotel Dajtit nga Banka e Shqipërisë në kohën kur qeverisnin demokratët. Braçe kërkoi gjithashtu nga KLSH auditim të lejeve minerare dhe HEC-eve.
Pa nxjerrë ndonjë sekret, kur kërkuam auditimin e kësaj cështje nuk e dinim këtë dimension. Askujt nuk na shkonte në mendje se ishte cënuar ligji për Bankën e Shqipërisë apo parimet e politikës monetare, mes bankës dhe të mosfinancimit të qeverisë së Shqipërisë. Nga vendimet, prokurimet, derisa cënimi i politikës monetare në një operacion banal në favor të një qeverie të caktuar.
Erjon Braçe
Ndërkohë, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit raportoi vetëm para deputetëve socialistë. Nga opozita i vetmi i pranishëm ishte deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Haxhinasto.
Komente












Hum hum. hum hum konja Brace po therret Derrkucin Balla
PërgjigjuTo ore veshgomari I vicifolet!!??? DEGJON ? To ore bajge me PUSHTETIN FUTI ne burg .!! Ke kokrra APO me FRIKE SE del NE sofREen e TAHIRAMETES RUCI BALLA ERIONI DHE ARMANDO DUKA .KETA PO BEJNE PARA SI SHEIKET QE TE MBAJNE NGA 7 TETE GRA . BRACE KULACE FSHIJ QURRET SE TE DALIN NGA GOJA SI KOLLACE .STERQOK E NEOKOMUNISTEVE .
PërgjigjuPo dosjet e bemave tuaja apo i ngelen atyre qe do vijne pas jush?
PërgjigjuEdhe sa vite ju duhen qe vetem te gjeni sa jane hargjuar ne kete rruge apo "rrugice" europiane o idioter o kriminele o hajduta ?????!!!!!!
PërgjigjuSa te kete Babalen Luli nuk i hyn ferre ne kembe.
Përgjigju