Ajo quhet Erjona Preka, shqiptare 25 vjeçe. Më 7 Prill Erjona u diplomua në Shkencat e Infermierisë dhe më 20 maj do duhet të marrë nënshtetësinë italiane nga kryetari i Bashkisë, Gianni Fogliato.
"Shumë vonë" ajo tha me vete: virusi nuk pret, as të sëmurët nuk presin, kolegët janë në telashe. Kështu që ajo i shkruajti ‘qytetarit të parë’ të Bra dhe i kërkoi që të afronte datën e ceremonisë në mënyrë që të përshpejtohej regjistrimi i emrit të saj në Regjistrin e infermierëve dhe menjëherë të fillonte punën.
"Pas mbrotjes së diplomës në infermieri, verifikova që procedurat për regjistrimin në Regjistër do të ishin më të shpejta nëse do të kisha nënshtetësinë - thotë Erjona -. Unë kam jetuar në Bra për njëzet vjet: kërkesa ime për të përshpejtua dorëzimin u pranua, kjo ndodhi një ditë më parë, pikërisht dje ".
Ceremonia u zhvillua në një nga ambientet e Bashkisë. Kryebashkiaku Fogliato dhe një zyrtar nga njëra anë e ndarë me pleksiglase, dhe nga ana tjetër Erjona.
Infermierja e re shqiptare thotë se “Edhe në këto kushte, ishte vërtet emocionuese. Falënderoj Italinë që më dha aq shumë, tani dua të jap unë asaj diçka. ”
Sapo Erjona të marrë dokumentin e nënshtetësisë ajo do të përfundojë regjistrimin në Regjistërin e Shoqatës së Infermierëve dhe do të jetë në gjendje të fillojë punë si infermiere. "Tashmë kam marrë oferta, të cilat po i vlerësoj," përfundon ajo
Komente


Mos! E fike veten qe dorezove shtetesine shqiptare!
PërgjigjuKy lajm na intereson shum hahaha
PërgjigjuÇ janë këto prralla? Pa shtetesi nuk punon dot në Itali?
Përgjigju