Erjoni nis ditën e dytë
të gatimit në "Rreze Dielli"

Erjoni nis ditën e dytë <br />të gatimit në
Erjon Bardhi ka nisur ditën e dytë të gatimit në rubrikën “Konkurs Kuzhine” në emisionin Rreze Dielli.

Nxënësi Bardhi ka vëzhguar zonjën Tefta në përgatitjen e dy recetave të zgjedhura për ditën e sotme.

Si gjithmonë nuk ka munguar fantazia e zonjës Tefta, e cila ka përgatitur dy pjata të shijshme dhe praktike për shikuesit e kësaj rubrike të përditshme. 



“Pulë me bizele dhe Kroketë patate” si dhe “Krem Anglez” kanë qenë dy recetat e ditës së sotme.

Erjoni ndërkohë ka ndjekur me vëmendje këshillat e zonjës Tefta.

Ai duhet të memorizojë përbërësit e recetave të përgatitura nga e hëna deri të enjten, pasi ditën e premte do të realizojë i vetëm dy gatime të përzgjedhura rastësisht.



Më pas do të jetë juria ajo që do vlerësojë punën e nxënësit të shkollës së mesme të Hoteleri-Turizmit në bazë të kritereve të përcaktuara.

Në shportën e ushqimeve do të jetë një element kurth, i cili nëse përzgjidhet nga nxënësi e penalizon atë me 20 pikë.

Ky konkurs do të sjellë çdo javë një konkurent të ri, deri në finalen e madhe, e cila do të zhvillohet në muajin qershor.



Në fund të çdo javë konkurentët do të pajisen me certifikatë si dhe një dhuratë me pajisje elektroshtëpiake për punën e bërë.

Do të jetë nxënësi i vlerësuar me më shumë pikë fituesi i madh i garës së gatimit në televizionin A1 Report.



Receta e parë, Pulë me bizele dhe Kroketë patate

Përbërësit:

Patate 1.5 kg
Gjalp 30 gr
Vezë 2
Qumësht 2-3 l
Arrë moskat 1 lugë kafeje
Piper i zi 1 lugë kafeje




Receta e dytë, Krem Anglez

Përbërësit:

Qumësht 500 ml
Vezë 5 të verdha
Sheqer 50 gr
Miell 20 gr
Vanilje

8/5
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin