Erkand Qerimaj ka fituar medalje të bronztë në stilin e shkëputjes në kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Batumi të Gjeorgjisë. 30-vjeçari garoi në Baterinë B të peshës 81 kilogramë, duke u renditur fillimisht i dyti në dygarësh, por pas zhvillimit edhe të baterisë A përfundoi në vendin e shtatë.
Ndërkohë peshëngritësi tjetër shqiptar, Daniel Godelli, i cili kishte pritshmëri të larta nga kampionati Europian, ka dështuar në të tre provat e stilit të shtytjes duke mos u kualifikuar në dygarësh.