“Dy gisht mjaltë” është filmi që do të vijë së shpejti në jetë. Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi dyshja e famshme e showbizit shqiptar do të sjellin një surprizë ku në një film-komedi do të shfaqen së bashku.
Nga një foto që vetë Ermal Mamaqi ka postuar në ‘Instagram’ është kuptuar se puna ka filluar tashmë, madje mësohet se xhirimet po realizohen në Tiranë dhe në jug të Shqipërisë.
Foto e postuar nga Ermal Mamaqi
Pjesë e këtij filmi do të jenë edhe emra mjaft të njohur të artit shqiptar, si Bujar Asqeriu, Olta Daku, Marjana Kondi, dhe Koço Devole.
Komento