Ermal Mamaqi mohon rikthmin
në ekran, nuk është momenti

Lajmet e së shtunës kanë qenë të mbushura me thashethemin se Ermal Mamaqi do  të shkonte në Agon Channel.

Sipas zërave Saimir Kodra i kishte bërë një ofertë Ermal Mamaqit që t’i bashkohej stafit të Agon Channel, për të qënë përkrah tij në rolin e prezantuesit në disa formate televizive.

Emisioni ku Ermali besohej se do të bëhej pjesë ishte “Antilope” një version i shqiptarizuar i formatit të suksesshëm italian “Le Iene”.

Por në një prononcim për shqiptarja.com Ermal Mamaqi ka pohuar se nuk do të shkojë askund.

ermal mamaqi

Madje ai ka mohuar çdo rikthim të tij në ekran për momentin, duke u shprehur se ky nuk është momenti i duhur për të menduar për këtë hap dhe për ofertat që i bien.

Kështu sipas fjalëve të tij, bie poshtë edhe lajmi se ai nuk do të ishte pjesë e Agon, por e televizionit Klan.

Shkrimi u botua në numrin e djeshëm të gazetës "Shqiptarja.com"

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën