Ermal Meta sonte në Sanremo:
Kënga ime, jo vetëm historia ime

Ermal Meta sonte në Sanremo:<br />Kënga ime, jo vetëm historia ime
Vietato morire” “ E Ndaluar të vdesësh” është kjo kënga me të cilën kantautori shqiptar Ermal Meta do të prezantohet në natën e parë të Festivalit të Këngës Italiane “Sanremo 2017”.

Për të dytin vit rradhazi artisti shqiptar do të ngjitet në skenën prestigjioze të Ariston duke qënë pjesëmarrës në edicionin e 67 të këngës italiane, konsideruar një nga eventet më të rëndësishme të muzikës.

Meta është një nga 22 këngëtarët e zgjedhur në kategorinë ‘kampionët’ duke qëndruar pranë këngëtarëve të njohur si Albano, Gigi D’Alesio apo Michele Zarillo etj.

Teksti këngës “Vietato  morire” është konsideruar nga kritika italiane si teskti më i mirë i këngëve pjesëmarrëse në këtë edicion.

Vetë këngëtari në një konferencë për mediat është shprehur se kjo këngë dhe ky tekst nuk është vetëm historia e tij, por një temë aktuale që duhet t’i përkasë të shkuarës dhe jo të tashmes.Kënga do të jetë pjesë e albumit të tij që pritet të dalë në 10 shkurt.

Artisti shqiptar mori pjesë edhe vitin e shkuar në Sanremo me këngën ‘Odio le favole’ duke u renditur në treshen më të mirë të kategoriisë së të rinjve .

Meta nuk është i panjohur për muzikën italiane, pasi ai është krijuesi i shumë prej këngëve hit të kënduara nga artistët italiane, si Emma,  Marco Mengoni,  Francesco Renga, Giusy Ferreri etj

Këtë vit festivali i 67 i këngës italiane i cili nis mbrëmjen e sotme dhe vijon  deri në 11 shkurt. Festivali  pritet të ketë shumë surpriza ndërsa do të drejtohet nga dy emra të njohur të ekranit italian, Maria de Fillipi dhe Karlo Konti.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…