Ermonela Jaho u pranua si anëtare e jashtme e Akademisë së Shkencave, Yuri Kim: Urime, talenti yt një dritë e bukur në këtë botë
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikes në Tiranë, Yuri Kim ka uruar sopranon Ermonela Jaho, e cila u pranua sot si anëtare e jashtme e Akademisë së Shkencave.
Me një postim në Twitter, Kim e falenderon Jahon që ka përdorur talentin e saj "për të ndriçuar botën".
“Urime Ermonela Jaho! Faleminderit që keni përdorur talentin tuaj, një dritë e bukur në këtë botën. Fansat tuaj amerikanë janë po aq krenarë për ju sa ata shqiptarë”, shkruan Kim.
Në Akademinë e Shkencave, u pranuan sot 17 personalitete të shquara si akademikë të jashtëm, pas Reformës së kryer në Akademinë e Shkencave në vitin 2019. Personalitetet e pranuar janë: Ermonela Jaho, Elton Prifti, Sokrat Sinaj, Fioralba Cakoni, Bardhyl Demiraj, Bajram Berisha, Mira Mezini, Ardian Ndreca, Ardian Vehbiu, Kujtim Shala, Eno Koço, Fetah Podvorica, Ali Aliu, Luan Starova, Matteo Mandalà, Francesco Altimari, Rexhep Ismajli.
Kryeministri Edi Rama e cilësoi sot si të suksesshme Reformën në Akademinë e Shkencave, ku vlerësoi mes të tjerash edhe rolin e drejtuesit Skënder Gjinushi, teksa tha se në një kohë të shkurtër ka arritur që ta shpëtojë atë nga ‘alergjia’ e tij për Akademinë e Shkencave. Rama tha se Reforma në vitin 2019 bëri që të ketë një kapërcim real mes dy epokash, për më të lartin kërkim shkencor shqiptar në vend.
Sondazhi i ditës:
Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?
-
Mjaftueshëm
8.8%
-
Pak
21.6%
-
Shumë pak
69.5%
Vota total: 4058
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Rikthimi i dallëndyshes’, koncert i Ermonela Jahos në Opera! Sopranoja 'ngre peshë' zemrat e publikut
5 Gusht, 19:06
-
Ermonela Jaho koncert në Teatrin e Operas dhe Baletit, Veliaj i dhuron Kullën e Sahatit: Mirënjohës që je imazh i Shqipërisë moderne
4 Gusht, 11:47
-
New York Times: Ermonela Jaho, kjo soprano këndon melodinë e shpirtit
12 Korrik, 20:19
-
Ermonela Jaho vlerësohet me urdhrin ‘Kalorëse e Arteve’ nga shteti i Francës
10 Korrik, 15:46
-
‘Rikthimi i Dallëndyshes’, sopranoja Ermonela Jaho vjen me koncert në Teatrin e Operas dhe Baletit
9 Korrik, 16:42
-
Ardhja e Ambasadorit të ri të SHBA, Kreshnik Spahiu: Berishës e Metës do iu duket lule Yuri Kim
30 Qershor, 07:51
-
Kreshnik Spahiu: Ju tregoj se si funksiononte Drejtësia në kohën e Berishës dhe pse SHBA-të e izoluan!
29 Qershor, 09:15
-
Performanca në Opera/ Sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho merr përgëzimet e mbretit Charles (VIDEO)
17 Maj, 16:55
-
100-vjetori i lindjes së Jakov Xoxës/ Shkrimtari kujtohet dhe nderohet në Akademinë e Shkencave
10 Maj, 18:35
-
Ligji për Akademinë e Shkencave përfundon në Kushtetuese, Zhupa dorëzon padiën: Nga ‘Basha’ firmos Nebiaj, Açka jo!
10 Maj, 15:27
-
'Padi në Gjykatë Kushtetuese', Ina Zhupa: Ndryshimet ligjore për Akademinë e Shkencave antikushtetuese
24 Prill, 15:46
-
Libri akademik e shkencor, Shqipëria e Kosova në Panair! Shaban Sinani: Ja ku shkojnë botimet tona! Krizat politike?! Mehmet Kraja: Ne vazhdojmë punën!
23 Prill, 15:50