Pranohen 17 personalitete të jashtëm, Rama falënderon Gjinushin: Më bëri mos të kem alergji nga Akademia e Shkencave! 'Thumbon' Metën: Na ndihmoni të ndryshojmë ligjin e medaljeve

Në Akademinë e Shkencave, sot janë pranuar 17 personalitete të shquara si akademikë të jashtëm, pas Reformës së kryer në Akademinë e Shkencave në vitin 2019.

Kryeministri Edi Rama, e ka cilësuar si të suksesshme Reformën në Akademinë e Shkencave, ku ka vlerësuar rolin e drejtuesit Skënder Gjinushi, teksa tha tha se në një kohë të shkurtër ka arritur që t’a shpëtojë atë nga ‘alergjia’ e tij për Akademinë e Shkencave. Rama tha se Reforma në vitin 2019 bëri që të ketë një kapërcim real mes dy epokash, për më të lartin kërkim shkencor shqiptar në vend.

Kreu i qeverisë nënvizoi se do të kërkojë ndihmën e Akademisë së Shkencave për ligjin e ri të medaljeve, për të cilin tha se do të afrojë edhe më shumë me botën ku mbizotëron racionaliteti dhe jo iracionalitetit. Rama thumboi presidentin Ilir Meta, ku tha ka marrë fund koha kur titujt akademike shpërndaheshin si ato dekorata presidenciale.

‘I dashur Skëndër modestisht më lejo të komplimentoj për këtë takim që sipas meje është edhe një ngjarje më në fund për tu shënuar në jetën e gjatë dhe me plot tatëpjeta dhe të përpjeta të kësja Akademie. Në një habitat që të rri më së miri pas trupi si një kostum i qepur për merak, të jam mirënjohës për faktin se në një kohë të shkurtër arrite të më shpëtosh edhe mua nga alergjia për Akademinë e Shkencave. Ju e dini që nuk është sekret që Akademia e Shkencave dhe unë s’kemi pasur një marrëdhënie të mira, më vjen mirë që të rikthehem në sallën e ta paharrueshmit Aleks Buda. Më lejoni të kujtoj se Rexhep Qosja ka shkruar diku vetëm budallenjve nuk u dhemb asgjë dhe ndaj është mirë që njerëve tu dhëmbë diçka, ndaj fjalët e mia u kanë dhembur disave.

Edhe mua më ka dhënë më shumë gjendja në të cilën e kam gjetur Akademinë e Shkencave kur kam marrë këtë detyrë dhe sot e them me plot bindjen se Reforma në vitin 2019 bën që të jemi në një kapërcim real mes dy epokash për më të lartin e kërkimit shkencor shqiptar. Jemi mes një hapi të shitur përfundimisht nga bataku dhe një këmbë që po prek ngadalë një breg të sigurt nga ku mund të nisë një turravrap i ri për akademinë e shkencave. Jam shumë i gëzuar që sot të jem këtu pa asnjë ekzagjërim dhe po ashtu sot jam i kënaqur se nëse do të rikthehesha në kohë nuk do të gjeja më aktual një konstatim në vitin 2017, për një inerci që ishte inerecia e vazhdueshme, që ishte shndërruar në burim pezmatimi permament, nuk është ende aty ku duhet të jetë por sot është një institucion të paktën i zakonshëm. Ligji i ri produkt i një pune të përbashkët, merita i takon kësaj skuadre akademikësh. Parashikohen 20 kompetenca direkte. Janë tre projekte të mëdha albanologjike që levrohen pas një boshllëku të gjatë. Do të rritet bashkëveprimi mes akademisë dhe qeverisë si dhe mbështetjen financiare nga qeveria. Sot pranimi i 17 anëtarëve të jashtëm, hulumtimi në shkenca të reja, ngritja e qendrës së botimeve enciklopedime janë një arsye për të mos e pritur 50 vjetorin e këtij institucioni me kokën ulur. Po i kërkoj ndihmë profesorëve për ligjin e ri të medaljeve që është i domosdoshëm për të integruar Shqipërinë në botën ku mbizotëron racionaliteti, dhe jo vetëm për ligjin e ri të medaljeve por edhe  për të tjera punë që kjo akademi sot është e gatshme për ti marrë për sipër.’- tha Rama.

17 personalitetet e reja të pranuara në Akademinë e Shkencave:

Ermonela Jaho, Elton Prifti, Sokrat Sinaj, Fioralba Cakoni, Bardhyl Demiraj, Bajram Berisha, Mira Mezini, Ardian Ndreca, Ardian Vehbiu, Kujtim Shala, Eno Koço, Fetah Podvorica, Ali Aliu, Luan Starova, Matteo Mandalà, Francesco Altimari, Rexhep Ismajli.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:19
FOTOLAJM/ Rama vizaton shqiponjën: Nderi më i madh për mua

Kryeministri Edi Rama gjatë pjesëmarrjes së rij në aktivitetin e organizuar ditën e sotme në Akademinë e Shkencave, ka lënë një shënim në librin e kujtimeve ku ka vizatuar Shqiponjës, simbolin e Shqipërisë duke e shoqëruar më citimin “Nderi më i madh për mua”.

Ora 13:03
Këto janë 17 personalitet e jashtme të pranuar sot në Akademinë e Shkencave, mes tyre edhe sopranoja Ermonela Jaho

17 personalitete të jashtme janë pranuar sot në Akademinë e Shkencave, të cilët do të kontribuojnë në cilësinë e ekspertëve në fushat e tyre. Mes tyre është edhe sopranoja e njohur shqiptarë me famë botërore, Ermonela Joho, për të cilën kreu i qeverisë tha se është një eksperte e shkëlqyer në fushën e saj.

17 personalitetet e reja të pranuara në Akademinë e Shkencave:

Ermonela Jaho, Elton Prifti, Sokrat Sinaj, Fioralba Cakoni, Bardhyl Demiraj, Bajram Berisha, Mira Mezini, Ardian Ndreca, Ardian Vehbiu, Kujtim Shala, Eno Koço, Fetah Podvorica, Ali Aliu, Luan Starova, Matteo Mandalà, Francesco Altimari, Rexhep Ismajli.

Ora 12:24
Rama tallet me Metën: Si do ndihej Aleks Buda nëse do ngrihej nga varri! Merr dekoratën, ndihesh krenar dhe sheh që të njëjtin nderim merr edhe “ustai i tallavasë” (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, teksa ishte i parnishëm ditën e sotme në një aktivitet në Akademinë e Shkencave, thumboi presidentin Ilir Mtea, ku tha se ‘Ka marrë fund koha kur titujt akademike shpërndaheshin si ato dekorata presidenciale dhe prej shumë vitesh me emrin e Skendërbeut.’

Rama pyet se si do ndjehej Aleks Buda nëse do të ngrihej nga varri për të vizituar akademinë e pas masakrës së vitit 2008. Kreu i qeverisë shtoi se ka marrë fund koha kur titujt shpërndaheshin si dekorata presidenciale nga ustai i tallavasë

‘Nuk kemi më një instutcion qëllimi i vetëm i cili u katandis dietave ose pensioneve të veçanta dhe asnjë institucion pa asnjë rol. Si do ndjehej Aleks Buda nëse do të ngrihej nga varri për të vizituar akademinë e pas masakrës së vitit 2008 dhe sot kësaj pyetje mund ti jap një përgjigje paksa lehtësuese sepse janë tre projekte që bëjnë krenar Aleks Budën. Ka marrë fund koha kur titujt akademike shpërndaheshin si ato dekorata presidenciale dhe prej shumë vitesh me emrin e Skendërbeut dhe Naim Frashërit apo Nene Tereza një kohë kur aq sa mund të ndjehesh krenar për arsye legjitime të marrësh një prej tyre aq edhe ndjehesh i poshtëruar kur të nesërmen e sheh që të njëjtën gjë merr edhe një usta i tallavasë.

Jemi një vit larg nga një ngjarje e rëndësishme në Akademinë e Shkencave 5 vjetori i themelimit të saj edhe pse jemi një vend shumë më të gjatë akademike. Unë besoj se pranimi i 17 antarëve të jashtëm kërkimi në fusha të reja, hulumtimi në shkenca  janë një arsye për të mos e pritur 5 vjetorin e këtij institucioni me kokën e ulur edhe pse nuk janë mjaft për ta pritur me kokën lart. Këtu ka munguar në këtë kohë të fundit lidershipi organizimi dhe dëshira për tja u dhënë dijen e këtyre njerëzve sfidave të vendit përmes insitucionit serioz. Unë them që duhet pranuar se nuk është pak, inercia degraduse poshtëruese ja ka lënë vendin një inercie të re të qëndrueshme dhe ërpjepje për të ndryshuar me modesti.- tha Rama.

Ora 12:06
Rama: Gjinushi për herë të parë nuk më ka uruar fitoren, u bë me pakicën! Kjo tregon depolitizimin Akademisë së Shkencave

Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa ironizuar kryetarin e Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushin, ku tha se nuk e ka uruar për fitoren, megjithëse ishte i kënaqur. Sipas Ramës ai nuk e ka uruar pasi mendoj edhe për ato pak që janë mërzitur nga fitorja e tij, duke treguar me këtë depolitizimin e Akademisë së Shkencave.

‘Për herë të parë Gjinushi nuk më ka uruar fitoren e zgjedhjeve, pavarësisht se është i kënaqur se unë kam fituar, ka menduar edhe për ata që janë mërzitur, që janë pakicë. Për herë të parë në historinë  tij është bërë më pakicën. Nuk besoj se ka detaj më domthenës, kur u arrit depolitizimi me Skënder Gjinushin e ardhmja është e sigurt.’- tha Gjinushi.

Ora 11:57
Skënder Gjinushi për pranimin e 17 anëtarëve të rinj: Hapja ka sjellë pranime cilësore dhe kontributi i tyre është për t’u përshëndetur(VIDEO)

Nga ana tjetër Kreu i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi tha se janë pranuar shkencëtare dhe studiues nga Kosova, nga komuniteti arbëresh, nga Maqedonia e Veriut si dhe nga SHBA e vende të tjera.

Gjinushi falënderoi qeverinë për mbështetjen financiare si dhe për bashkëpunimin që është kryer në kuadër të kësaj reforme, ku tha se hapja ka sjellë pranime të reja cilësore dhe se kontributi i tyre është për tu përshëndetur. Gjinushi tha se këtë vit do të mbahet Kuvendi i Albanologjisë.

‘Krahas nevojës për reformim të gjithë sistemit të arsimit të lartë prej vitesh edhe para akademisë së Shkencave shtrohej nevoja e reformimit të saj, sot është thirrur kjo mbledhje e asamblesë për të nderuar një prej elementëve kryesor të kësaj reforma të pranimit si anëtarë të akademisë të 17 shkencëtarëve dhe studiuesve, nga Kosova, nga komunitetit arbëresh, në Maqedoninë e Veriut, SHBA. Ky është një status i ri, një hapje e veçantë brenda një akademie të ngjashme. Ky pasurim i Akademisë është një pasurim me anëtarë të rinj. Janë pranuar 13 anëtarë të rinj. Pranimet e reja janë cilësore dhe të nivelit në Rajon dhe Evropë. Duke përcjellë mesazhin se dhe në Shqipëri të aftit mund të jenë të suksesshëm. Ligji i ri mundëson rritjen dhe rregullimin e Akademisë së Shkencave. Kontributi i anëtarëve të jashtëm është për tu përshëndetur. Akademia ka qenë e gatshme për të ndihmuar për sa i përket tërmetit dhe pandemisë. Tek ne ka një sërë kërkuesish të suksesshëm për fushat e reja. Duke huazuar një thënie të Çabejt deklaron se Shkenca albanologjike u kthyen në shtëpinë e vet ne do të thonim se këto vepra madhore u kthyen në Shtëpinë e vet. Këtë vit do të mbahet Kuvendi i Albanologjisë në nëntor. Reforma jonë do të ishte e pamundur pa bashkëpunimin instancat vendimarrëse. Reforma duhet të ishte produkt i vetë akademisë. Reforma e re vendos një raport të vazhdueshëm midis akademisë dhe qeverisë dhe Kuvendit.’- tha Gjinushi.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion