Në bord 122 pasagjerë, numër mjaft më i lartë se pritshmëritë fillestare. Pas 1 ore e 45 minuta zbret sipas parashikimit në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, duke inauguruar zyrtarisht fluturimet e kompanisë së re.
Felix vazhdon më pas punën e tij duke u zhvendosur nga Tirana në Pisa dhe anasjelltas me numra fluturimi EG 204 dhe 203, për tu rikthyer përfundimisht në Milano Malpensa(EG102) në 17:05.
Të Martën më 6 Qershor Felix do të nisë lidhjen me Shqipërinë të Bergamo Orio Al Serio(EG 201 dhe 202): vajtje 13:00/14:30 dhe kthim në qytetin Lombard 17:00/18:30.
Vetëm dy ditë më parë, të Martën më 30 Maj, Airbus A319-111 i pagëzuar Felix u prezantua në pistën e Milano Malpensa, e përzgjedhur si bazë nga bordi menaxhues i Ernest Airlines.
CEO i kompanisë suedezi David Girhammar së bashku me të ftuar dhe stafin asistuan në mbërritjen e aeroplanit të mirëpritur në mënyrën sa tradicionale aq dhe spektakolare “harku ujor i triumfit”, siç parashikon riti i mirëseardhjes që i rezervohet fluturimeve inaugurale nga Zjarrëfikësit e aeroportit.
“Shpesh kompanitë ajrore trembin klientët, të cilët shqetësohen mos gabojnë në rezervim ose bagazhi i tyre është jashtë përmasave të lejuara-nënvizoi Girhammar duke përshëndetur të ftuarit – me ne kjo nuk do të ndodhë sepse Ernest është në shërbim të pasagjerëve të tij dhe jo anasjelltas. Kjo është dhe një nga arsyet pse kompania quhet Ernest: fjalë e cila në anglisht shqiptohet afërsisht si “earnest” pra serioz dhe i ndershëm, dhe një detaj jo më pak i rëndësishëm, ky ishte dhe emri I gjyshit tim të ndjerë”. Fjalë të cilat fituan buzëqeshjet e të pranishmëve të cilët prisnin, kuriozë për tu ngjitur në bord.
CEO Girhammar gjithashtu lajmëroi dhe përfshirjen në flotë të 3 aeroplanëve A320, njëri nga të cilët vetëm pak ditë më pas dhe zgjerimin e destinacioneve aktuale.
Lajm i përforcuar edhe nga Alfredo Sostero, Accountable Manager i Ernest që më pas nënvizoi se “Ernest Airlines nuk hyn në treg për ti zënë vendin konkurrentëve por për të bashkëpunuar në harmoni me të gjithë”.
Më pas dreka në bord e siguruar nga DNATA( shërbimi katering zyrtar për Buy on Board i Ernest Airlines) e shërbyer me kulturë dhe elegancë nga stafi i fluturimit dhe e shoqëruar nga notat e duos ndërkombëtare të muzikantëve Felice Clemente dhe Javier Perez Forte.
Të ftuarit admiruan dhe uniformat e shoqëruesve të fluturimit të prodhuara nga EGV1, frut i kreativitetit të CEO dhe disa pjesëtarëve të stafit me eksperienca pune në alta moda, uniforma të cilat kombinojnë klasin dhe modernen në një sintezë perfekte në sajë edhe të tekstileve Italiane të cilësisë së parë.
Ernest Airlines bëhet pra pjesëtar me të drejta të plota i familjes së madhe të aviacionit Italian: Duke i uruar mirëseardhjen, midis të tjerëve ishin dhe eksponentë të Entit Nacional të Aviacionit Civil(ENAC) Italian dhe të SEA Milano kompanisë që menaxhon aeroportet Milanez të Malpensa dhe Linate.
http://finanza.repubblica.it/News_Dettaglio.aspx?code=219&dt=2017-06-01&src=TLB
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com