Ernest Muçi përfundon në tribunë

Ernest Muçi përfundon në tribunë

Ernest Muçi

Fantazisti i Kombëtares, Ernest Muçi përfundoi në tribunë gjatë ndeshjes Besiktas 2-1 Eyupsor në Superligën e Turqisë. Sulmuesi i Besiktas nuk po kalon një sezon të mirë me trajnerin van Bronckhorst, teksa në total ka marrë vetëm 129 minuta duke shënuar vetëm një gol.

Ndryshe nga sezoni i kaluar, kur në pak muaj Muçi bindi me lojë dhe gola, tanimë ai nuk po merr minuta. Trajneri Giovanni van Bronckhorst ka shpjeguar edhe edhe lënien në stol e më pas në tribunë të Muçit.

“Muçi nuk është në skuadër. Ndour nuk ishte në skuadër javën e kaluar. Mund të bëhen pyetje për lojtarët që nuk janë brenda në skuadër, por ne po krijojmë një ekip me 21 lojtarë dhe po ecim përpara. Në fushë luajnë vetëm 11. Më besoni për këtë. Ne formojnë skuadrën sipas kundërshtarit dhe formës së tyre”, tha fillimisht holandezi.

“Ne po marrim vendime të tilla duke ndjekur ekipin nga afër gjatë gjithë javës. Të gjithë, përveç Nedzipit i cili është i dëmtuar, duhet të tregojnë se janë gati për ne në stërvitje. Vendimet i marr unë. Ata që nuk janë në skuadër duhet të punojnë shumë mirë. Në rastin e Muçit që në përputhje me rregullat, ne kemi 14 të huaj dhe lejohen vetëm 12 për një ndeshje”, tha trajneri i Besiktas.

10 milionë euro pagoi klubi turk në janar te Legia e Varshavës për të bërë të vetin Ernest Muçin.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Meta shigjetoi Kryemadhin se iku koha e mashtrimit, Tedi Blushi: Jemi Partia e Lirisë, jo e Tradhtisë! Duan të na e marrin, do e mbrojmë dhe me gjak

Meta shigjetoi Kryemadhin se iku koha e mashtrimit, Tedi Blushi: Jemi Partia e Lirisë, jo e Tradhtisë! Duan të na e marrin, do e mbrojmë dhe me gjak