Kombëtarja e futbollit është jashtë Euro 2024, duke u eliminuar nga Grupi B. Në tre ndeshjet e kuqezinjve në Gjermani, lojtarët me më shumë minuta në fushë ishin pesë. Ajeti, Gjimshiti, Strakosha, Asllani dhe Mitaj luajtën 270 minuta, teksa bie në sy aktivizimi i pakët i Ernest Muçit.
Talenti i dalë nga radhët e Tiranës e sprovoi veten me Legian e Varshavës dhe shkurtin e këtij viti kaloi në Turqi me Besiktas, ku në pak ndeshje tregoi cilësitë e tij dhe u bë idhulli i tifozëve.
Edhe pse Sylvinho e ka në plane, shumë pak minuta ishin për 23-vjeçarin në Gjermani. Vetëm 14 të tilla në ndeshjen kundër Spanjës janë shumë pak për Muçin, që nuk pati kohë të tregonte gjithë repertorin dhe cilësitë që ka në këmbë.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Ndryshe nga shumë lojtarë që e bërtitën me të madhe mungesën e minutave, Muçi "uli kokën" dhe është në pritje të mundësisë për një fanellë titullari. Epo futbollistët flasin në fushë.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)