Ernest Muçi 'zhgënjen' Legian e Varshavës

Ernest Muçi 'zhgënjen' Legian e Varshavës

Ernest Muçi

Te Legia e Varshavës janë të sigurt se mund të kishin përfituar më shumë se 10 milionë euro nga shitja e Ernest Muçit. Shkurtin e këtij viti sulmuesi i Kombëtares la polakët dhe kaloi te Besiktas në Turqi.

Duket se në klubin polak nuk i kanë bërë mirë llogaritë, kjo për shkak se një tjetër skuadër ishte e gatshme të paguante deri në 20 milionë euro për shqiptarin.

Një gjë të tillë e konfirmoi presidenti i Besiktas, Hasan Arat. Tanimë mediet polake tregojnë se Legia ka mbajtur 10 përqind të kartonit të Muçit, në raste të një rishitje.

Duket se me pak durim polakët mund të përfitonin dyfishin e shumës që u shit Muçi, me Aston Villan që është pas sulmuesit 22-vjeçar. Shqiptari deri më tani ka zhvilluar shtatë ndeshje për Besiktas, duke shënuar dy gola.

Muçi ishte pjesë e Legias prej shkurtit të vitit 2021. Gjatë kësaj periudhe ai luajti në 121 ndeshje dhe shënoi 21 gola.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori