Erozioni/ Mbillen 800 fidanë në Lezhë, përgjegjësi i pyjeve: Të frenojmë vërshimin e përrenjve në zonat e banuara

Përmbytjet e tokave bujqësore dhe rrëshqitjet e dherave në disa fshatra të Lezhës vijnë prej shpyllëzimit. Përrenjtë malorë prej vitesh janë kthyer në kërcënim për banorët në Raboshtë, Torovicë, Manati, Spiten, Tresh dhe Pllanë.

Bashkia Lezhë ka identifikuar zonat më problematike dhe po punohet për rikuperimin e pyjeve. Vetëm në kurorën e gjelbëri të fshatit Pllanë u mbollën 800 drurë dekorativ pishe e egër dhe e butë.

“Me kalimin e pyjeve në pronësi të bashkisë përmirësimet janë të ndjeshme. Po shtojmë sipërfaqet e gjelbërta”, tha Nikolin Prendi, drejtor i bujqësisë.

“Bashkia e Lezhës po mbjell fidanë pyjore sidomos në zonat ku ka erozion të lartë, për të mënjanuar rrëshqitjen e tokës”, tha Artan Palushi përgjegjës i pyjeve.

Gjatë 2022-shit janë mbjellë 7 mijë fidanë në disa njësi administrative të Lezhës, ndërsa fushata do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • artani: 23/12/2022 19:56

    duhen mbjelle 8 milion fidane,,cjane 800 fidane asgje....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë