Kolonjë- Përfshihet nga flakët një magazinë me bazë ushqimore në fshatin Barmash.
Sipas informacioneve në vendngjarje ndodhen 2 mjete zjarrfikëse, të cilat po bëjnë izolimin e zjarrit, për të mos rrezikuar banesat përreth.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme (24 Nëntor) dhe për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar në njerëz. Dëmet materiale janë të kosniderueshme.
Gazetari i Report TV, Armand Braho, informon se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhet edhe policia e cila do të bëjë zbardhjen e rrethanave.