ERSEKË-Procedohet penalisht shefja e Burimeve Njerëzore në Poliklinikën e Ersekës pasi dhunoi shefen e Financës së këtij institucioni.

E dhunuara Stoja militante e LSI: Dorina Tallo Më futi duart në fyt
Kristina Stoja, 55 vjeç e cila është militante e LSI thotë se u dhunua nga 32-vjeçarja Dorina Tallo e cila e kërcënoi me largim nga puna një ditë pas zgjedhjeve.

Ajo tregon se Dorina Tallo së bashku me nënën dhe babain e saj e kanë përndjekur gjatë gjithë paradites deri sa arriti ta dhunonte në zyrën e saj.

"Në katin e dytë të Poliklinikës Dorina erdhi me vrap dhe më futi duart në fyt, më dëmtoi në hundë, më theu syzet dhe më këputi varësen, bashkë me të ishte edhe nëna e saj Vjollanda”, është shprehur Kristina Stoja ndërsa ka rrëfyer të gjithë ngjarjen në Polici.

“Sot në orën 08:10 hyri në zyrën time shtetasja Dorina Tallo e cila është punonjëse e institucionit ku unë punoj me detyrë Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore dhe mori nga tavolina ime listëprezencën për orarin e punës. Unë dola në korridor pasi në zyrë hyri pastruesja por Dorina i thirri dhe i tha lëre atë zyrë pa pastruar dhe shko pak poshtë çoi bukën nënës sime.

Unë i thashë Dorina prit pak sa të mbarojë zyrën së pastruari por ajo m’u përgjigj, kush të pyet ty, të shikojmë se çfarë do të bësh me datë 26 qershor 2017, do të heq të parën nga puna. Ajo filloi të më shante unë i thashë ule zërin se është administratë.

Erdhi drejt meje për të më goditur por nuk arriti dot. Rreth orës 10:00 më mori në telefon babai i Dorinës, Robert Tallo dhe më tha: “Jam dy shkallë më lart se ti dhe do ta shohësh se ku do vesh”. Unë i thashë: “Berti jam shumë e lodhur dhe nuk është hera e parë që më shqetësoni” dhe mbylla telefonin.

Rreth orës 12:30 dola nga zyra për të shkuar te banka kur përpara më dolën Dorina së bashku me nënën e saj dhe filluan të më shanin me fjalë nga më të ndyrat. U futa në bankë dhe polici i pengoi ato të futen brenda. Dola nga banka dhe polici më tha që të shmang sherrin ndaj ndërrova rrugë por ato më shanin dhe më ndiqnin.

Në katin e dytë të Poliklinikës Dorina erdhi me vrap dhe më futi duart në fyt, më dëmtoi në hundë, më theu syzet dhe më këputi varësen, bashkë me të ishte edhe nëna e saj Vjollanda”
, është shprehur Stoja.

dorina tallo kristina soja
  Dorina Tallo (shefja e Burimeve Njerëzore)                 Kristina Stoja  (shefja e Financës)

Policia
Kolonjë

Procedohet penalisht në gjendje të lire, shefja e Burimeve Njerëzore pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik, për veprën penale: “Dëmtime të tjera me dashje”.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kolonjë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetases :

D.T, 30 vjeçe, banuese në Ersekë (me detyrë shefe e Burimeve Njerëzore pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik Ersekë).

Procedimi ndaj saj filloi pas kallëzimit të bërë më datë 21.06.2017, nga shtetasja K.S, 55 vjeçe, banuese në Ersekë, me detyrë shefe Finance pranë kësaj Drejtorie, e cila ka deklaruar se shtetasja D.T, në ambjentet e Poliklinikës të qytetit të Ersekës, për motive të dobëta, e ka fyer dhe goditur në fytyrë këtë të fundit.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

dhunohen grate ne erseke ceshtje politike

dhunohen grate ne erseke ceshtje politike


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com