Ervin Salianji reagon nga Burgu i Fierit: Skandal, Spiropali nuk dërgon në SPAK hetimin e TIMS! Ndaj më burgosën, kamikaze e Ramës

Hetimi parlamentar mbi manipulimin e "TIMS", drejtuar nga deputeti Ervin Salianji, nxori në publik ndërhyrjet e qëllimshme në këtë sistem të dhënash, për interesa kriminale të eksponentëve të lidhur me qeverinë dhe pushtetin, duke dëmtuar rëndë sigurinë kombëtare.

Përfundimet e këtij hetimi, janë një bazë e mirë për ndjekje të mëtejshme nga SPAK. Kështu shprehet zyra e PD-së, referuar një reagimi nga qelia e Burgut të Fierit, të ish-deputetit demokrat për këtë çështje. Salianji është dënuar me 1 vit burgim për dosjen "Babale", me akuzën e "kallëzimit të rremë".

Sipas rregullores, këto konkluzione i përcillen organit të akuzës nga Kuvendi. Është zbuluar se Kryetarja e Kuvendit Spiropali, ka shkelur rregulloren dhe mban në sirtar përtej afateve të përcaktuara, dosjen e firmosur nga Ervin Salianji, që tanimë duhej të ishte në SPAK.

Lidhur me këtë skandal, Salianji përmes kabinës telefonike në burgun ku mbahet si i dënuar politik, u shpreh:

"Të gjenden arsyet, qëllimi dhe përgjegjësia për këtë akt të rëndë, të pengimit të drejtësisë dhe mbrojtjes së krimit, që të çon vetëm në një drejtim! Autori është Edi Rama. Ky skandal, ku doganierja e parlamentin nuk e dërgon në SPAK hetimin parlamentar pavarësisht se ligji e parashikon dhe kryetari i komisionit e ka depozituat prej muajsh, duhet hetuar! Ato hetime parlamentare janë punë e kontribut disa mujor me kolegë dhe ekspertë dhe është një shërbim i vyer ndaj interesit publik, lidhur me ndërhyrjet kriminale në sistemin TIMS. Ato konkluzione janë serioze dhe profesionale dhe ndihmojnë në zbardhjen e të vërtetës dhe të përgjegjësive. Nuk janë rekuizita personale e një kryeparlamentareje kukull. E ka për detyrë të bëjë atë që thotë rregullorja”, shprehet Salianji.

Më tej Salianji hedh akuza të rënda ndaj drejtueses së Kuvendit, duke e quajtur edhe “kamikazë”.

“Padyshim se ajo njeh Skënderbeun e saj mbi çdo normë e ligj dhe është gati të bëjë kamikazen. Por krimi i TIMS në këtë mënyrë dyfishohet. Ndërhyrjeve të paligjshme në sistem u shtohet paligjshmëria e Spiropalit, që nuk dërgon dosjen në SPAK. E gjitha kjo vërteton se gjetjet e Opozitës qëndrojnë. Vërteton dhe një herë lidhjet e qeverisë me krimin, dhe shërbimin e saj ndaj bandave. Jam i bindur edhe më shumë sot se një nga arsyet e burgosjes time politike është dhe zbulimi i manipulimeve me TIMS për të ndihmuar krimin e organizuar. Dhe kjo është padyshim një arsye e një motiv më shumë për betejë me regjimin, dhe një konfirmim i kauzave tona të drejta", përfundon Salianji reagimin e tij.

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rurku: 14/11/2024 12:01

    ky eshte hero. lufton kunder diktatures. disident rrot ne pd

    Përgjigju
  • Jaho: 14/11/2024 10:12

    Ik mor koke pace. Bej burgun e mbyll gojen.

    Përgjigju
  • Eri: 14/11/2024 10:02

    Rri rri dhe ha ndonjehere dhe Salianji.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut