Heronjtë e shqiptarëve, a janë ata vetëm historikë apo edhe mitologjikë?
A janë sakrifikuar heronjtë tanë për popullin apo populli i ka sakrifikuar ata për interesat e tij? Heronjtë që marrin shkas nga jeta e njerëzve, ashtu siç edhe ky emision mori shkas nga dita e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit…
Heronjtë, enigmat dhe simbolet! Të ftuar në Esencë: Ermir Hoxha dhe Gazmend Leka. Esencë, e premte dhe e diel ora 21:00 në Report Tv, me Eljan Taninin.
Eljan Tanini: Profesor Gazmend Leka, cila është përshtatja, përse mitet heroike marrin shkas nga jeta reale?
Gazmend Leka: 17 Janari, dita vdekjes se Skënderbeut ishte shtysa për këtë emision. Ai është figura më e madhe e kombit tonë, të gjithë janë marrë me të, është shqiptari i vetëm për të cilin ka shumë vepra. Për ta sjellë pak më thjeshtë bisedën në 3 pika:
1. Do të desha që data 17 Janar të shpallej ditë zie kombëtare e përjetshme.
2. Shteti Shqiptar duhet të punojë me Vatikanin që Skënderbeu të bëhet i shenjtë.
3. Armët e Skënderbeut në Austri duhet të vinë në Shqipëri, aty më pas të ndërtohej një kapele, një panteon!
Heroi është i dukshëm, si njerëzit e përditshëm, ai ka disa karakteristika. Heroi ka qenë me prindër, si psh me një zot të qiellit dhe një vajzë të tokës. Heronjtë kanë dalë triumfues por edhe kanë sakrifikuar. Vetë Akili donte të ishte më mirë rojtar derrash në tokë se të vuante nën tokë. Perënditë e kanë bërë shpesh herë jetën e heroit, ka shumë popuj që nuk kanë rrëfenja me heronj.
Heronjtë në përgjithësi janë meshkuj. Heronjtë shpesh herë janë edhe gjysmë njerëz dhe gjysmë qenie të tjera. Një ndër heronjtë më të mëdhenj është Prometeu. Heronjtë e ngrejnë njerëzimin sipër duke i dhënë zjarrin pikërisht kur njerëzit janë në baltë.
Heronjtë mitologjikë bëjnë bëma. Ne jemi një lloji Herkuli, Tezeu dhe Prometeu. Heronjtë na kanë mësuar se qendrën nuk e sheh dot, dituria absolute është e pa prekshme. Heronjtë na kanë mësuar në jetë se maja dhe qendra nuk prishen kurrë. Të vërtetën absolute ti nuk e sheh dot me sy, as diellin. Disa gjëra të vërteta nuk thuhen kurrë.
Heronjtë mitologjikë janë luftëtarë të mirë. Heronjtë e gjejnë dhe e sjellin zjarrin. Krishti dhe Muhameti janë heronj civilizues, ata erdhën për popujt e tyre. Në Shqipëri kemi shumë heronj të paqes dhe të luftës. Heroi është mundi i brendshëm.
Eljan Tanini: Ermir, heronjtë e Enverit, si shfaqen në artin pamor?
Ermir Hoxha: -Heroi jonë i parë kombëtar dhe i vetëm është Gjergj Kastrioti. Heroi shpesh herë është ashtu siç e don populli, ashtu siç ka edhe një hero zyrtar me lëvizjen e tij, ka edhe një hero përtej kornizave!
Skënderbeu i Nexhmedin Zajmit, eshtë heroi i epokës së re e cila ka nevojë për imazhe të tilla, sepse e shkuara është e rëndësishme për të shfaqur në të ardhmen një komunizëm nacionalist, Ishte koha kur Haxhi Qamili do të bëhej hero kombëtar. Azem Galica, heroi me gjestet dhe veprimet e sigurta.
Mic Sokoli, heroi që dominoi mbi të keqen, ai i bardhë e keqja e zezë. Mic Sokoli, Hamit Shijaku, Vojo Kushi janë figura që triumfojnë mbi të keqen.
Trimat e Azem Galicës bashkoheshin me tokën amë dhe bëheshin njësh me tokën. Trimat e Bajram Currit, koha kur personat ndiqnin një kauzë. Heronjtë ishin edhe ilegalë. Partizani me gjysmë uniformë ushtarake dhe gjysmë çoban.
Heronjtë e pastër i mbijetojnë të gjitha kohërave. Hero, heroinë në realizmin socialist është edhe një grua partizane. Mehmet Shehu, heroi në pikturë që u fut në fondin e zi.
Enver Hoxha, “heroi që shkoi në fondin e zi, ai ishte komandanti me gjeste minimale, mjaftonte prania e tij. Ngjyra e kuqe e ndihmonte sistemin edhe në pikturë, e pëlqyeshme për syrin. Enver Hoxha ishte në pikturë gati një Krisht.