‘Shikim dhe tingull,’ një ekspozitë unike u hap në Galerinë e Arteve Digjitale në Korçë, pjesë projekt ANNEX të Bashkimit Evropian në Shqipëri, dedikuar përfshirjes së personave që nuk shikojnë.
Kuratorja e ekspozitës, Donika Çina, u shpreh se projekti synon të krijojë një urë komunikimi mes gjuhës vizuale dhe asaj të tingullit, përmes bashkëpunimit të artistëve me mënyra të ndryshme perceptimi dhe shprehjeje artistike.
“Shikim dhe Tingull” bashkon videon imersive të krijuar nga artistët pamorë me performancën live të tenorit Diego Zelka, artist me shikim të kufizuar, duke sjellë në qendër të vëmendjes rëndësinë e aksesibilitetit dhe gjithëpërfshirjes në art dhe kulturë” tha Çina,
Vet tenori Diego Zelka u shpreh i emocionuar para shfaqjes.
“Është një emocion shumë i bukur. kjo ekspozitë është hera e parë që bëhet si ekspozitë dhe që zhvillohet në këtë mënyrë. Ka qenë një punë goxha e gjatë për këtë rezultat. Por si çdo gjë, publiku do kohë që ta kuptoj një gjë të re” tha Zelka
Ekspozita multimediale u çel në kuadër të Javës Europiane të Kulturës.
Komente










