Është lufta jote, timonier!

Është lufta jote, timonier!

Kryeministri Edi Rama

Për kë e ke këtë herësin e Damianit, o kryetimonier, sipas të cilit listat mbyllen 99.99 përqind, por teorikisht popullit nuk i hiqet e drejta të vendosë kryqin aty ku gjoja i do zemra. Edhe pse vota e tij nuk do të ketë asnjë vlerë për të zgjedhur deputetin që pëlqen.

Që do të thotë se rezultati do të jetë si tabelë emulacioni në kohën e diktaturës, ku thjesht të afishohen ata që kanë punuar më mirë se të tjerët, por në parlament të hyjnë vetëm ata që ka vendosur në krye të listës kryetari i partisë.

Sepse zoti Luli po bën sikur nuk e ka mendjen, edhe pse ndjehet qartësisht se po i lëshon goja lëng, duke pritur me padurim ditën që kjo “mrekulli” të miratohet në mënyrë të njëanshme në parlament. Por tek e fundit, ai është në të drejtë të Zotit të përfitojë pa asnjë kosto prej një poshtërsie politike dhe juridike, që ka nisur dhe mund të bitiset vetëm me votat e “Rilindjes”.

Opozitën parlamentare, për të cilën u betove se e bëre sakrificën e hapjes së listave, e ke kategorikisht kundër, me akte dhe me fjalë. Dhe kjo për faktin e thjeshtë se po bëhet gjithmonë e më e vështirë të gjesh budallenj në këtë botë.

Në këto kushte e ke detyrim të na thuash, se kujt po ia bën nderin, duke menduar se mund të na çosh në zgjedhje me një ligj, që e përkeqëson edhe më shumë pabarazinë dhe deformimin e vulllnetit të qytetarëve, gjë që e bën më të fortë bipolaritetin apo pushtetin e kryetarëve të dy partive kryesore.

Sepse para 30 korrikut na u ankove se kishe vetëm 74 vota dhe nuk mund t’ia plotësoje të gjitha dëshirat Lulit. Tani duhet ta marrësh vetë përsipër të gjithë faturën e listave të mbyllura, pa koalicione dhe me prag të shtuar kombëtar 3 përqind, sepse PD-ja formalisht nuk ka asnjë rol për të luajtur.

Mbase nuk të kemi njohur mirë në këto vite, o kryetimonier, duke menduar për ty se i bën mirë pazaret, por nuk ke lidhje fare me kauzat dhe betejat parimore. Ky është rasti për të na dëshmuar, se je i gatshëm për të qenë edhe i vetëm trim në luftë, qoftë kjo edhe e ndyrë siç e parashikon drafti Gjiknuri, për të cilën është e sigurt se do ta mbash i vetëm përgjegjësinë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri