“Është më mirë të thuhet se Serbia duhet ta njohë Kosovën për të hyrë në BE”, Gërvalla e Daçiç përplasen në Slloveni për dialogun dhe Asociacionin

“Është më mirë të thuhet se Serbia duhet ta njohë Kosovën për të hyrë në BE”, Gërvalla e Daçiç përplasen në Slloveni për dialogun dhe Asociacionin

Donika Gërvalla dhe Ivica Daciç

Udhëheqësit kosovarë dhe ata serbë, janë përplasur sërish mes vete në Forumin e Bledit në Slloveni.

Pas përplasjes që pati kryeministri Albin Kurti me kryeministren serbe, Ana Brnabiç, kësaj here polemika ka pasur edhe mes ministrave të jashtëm të të dyja vendeve, Donika Gërvallës dhe Ivica Daçiç.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla u shpreh optimiste se mund të arrihen suksese në dialogun me Serbinë, më së largu deri në pranverën e vitit të ardhshëm.

Me këtë konstatim u pajtua edhe emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili tha se normalizimi mund të ndodhë brenda pak muajsh nëse ka vullnet dhe përkushtim për zbatim të marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.

“Po, pajtohem plotësisht. E dimë se çfarë duhet të bëhet, kemi marrëveshjen e shkurtit dhe të marsit dhe mund të implementohen sapo të ketë vullnet dhe përkushtim politik brenda disa muajsh”, tha ai.

Më tej Gërvalla tha se 2030 është një synim i Kosovës për t’u përgatitur dhe integruar në BE, duke shpresuar që BE të mos ta ndryshojë datën e pranimit.

“Ne si Kosovë jemi të gatshëm, si vend sovran të vendosim për fatin tonë. Jemi optimist se zhvillimet e brendshme në Kosovë janë të mira. Kosova është e gatshme të merr detyrat dhe me prioritet që t’i bashkohet BE-së”, deklaroi Gërvalla.

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç ndërhyri në diskutimin e Gërvallës, duke i përmendur marrëveshjet e kaluara, derisa përsëriti kërkesën për themelim të Asociacionit.

“Ne jemi konstruktiv duam të marrin pjesë, por së pari është Asociacioni dhe para kësaj nuk mund të ecim më tutje. S’mund ta shmangim”, tha ai.

Atij i reagoi ministrja Gërvalla, e cila tha me këtë qasje nuk mund të ketë lëvizje përpara.

“Nëse kërkon arsye që të mos lëvizësh ka, gjithmonë është lehtë që të gjendet”, tha ajo.

Ministri serb tha më tej se Bashkimi Evropian duhet të tregojë se çfarë saktë duhet të bëjë Serbia që të integrohet në BE.

Sipas tij, është më mirë është të thuhet se “Serbia duhet ta njohë Kosovën për të hyrë në BE”.

“Kosova dhe Bashkimi Evropian janë dy rrugë të ndryshme. Thjesht na tregoni se çka duhet të bëjmë? A besoni se mjafton ajo që thuhet për kriteret? Nuk mund të jemi kaq naivë. Edhe Shqipëria i ka 100 për qind në pajtim standardet me BE-në, por ende nuk po ecën. Ndoshta më mirë të thuhet se Serbia duhet ta njohë Kosovën për të hyrë në BE”, ka deklaruar Daçiç./ Telegrafi

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mario: 30/08/2023 09:02

    jo moj bibe e Albinit thuaj me mire Serbia duhet te njohe Asociacionin e Metohise se Kosoven se ate e njeh pa fe problemi si pjese e territorit te saj po kaq merr vesh ti. Asociacioni i intereson me shume Kosoves ta krijoje se Vucic edhe si Kosove dhe Metohi ne emrin final qe te anetaresohet ne BE dhe Nato

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja