Urbanisti Llazar Kumaraku komenton në Report Tv situatën me përmbytjet. Ai thotë se pas vitit 1990, është ndërtuar në mënyrë të gabuar në territorin e vendit. Në një intervistë për “Sot Live në Shqipëri” në Report TV, Kumaraku u shpreh se duhet një planifikim urban. Kumaraku shtoi se duhet të merren parasysh rreziqet natyrore.

“Ne nuk kemi ndërtuar vetem në toka kënetore, por kemi ndërtuar në të gjitha vendet e gabuara. Nuk ka pasur kontroll. Ne kemi ndërtuar brenda kënetave, poshtë digave. Nuk duhet të ndërtojmë në ato vende të gabuara. Është problem që do përsëritet gjithmonë. Është ndërtuar në mënyrë të gabuar në 35 vite. Duhen studiuesit, shkenca e planifikimit në Shqipëri, është shkencë e re. Kemi pasur urbanistikë, por jo planifikim urban. Kanë diferenca. Duhen studiues të rinj që duhet t’i bëjnë ballë kësaj disipline. Në Evropë, fondet kryesore, programi, jepen për planifikimin urban dhe për mjedisin. Duhen edhe plane të reja, të përgjithshme vendore për të gjitha bashkitë e Shqipërisë. Nuk mund të ndërtohet pa kriter. Edhe kur janë bërë planet e përgjithshme, nuk janë marrë parasysh rreziqet natyrore. Ne kemi ndërtuar në qendrat e qyetetve, sipas një logjike ekonomike të gabuar. Nuk kemi ndërtuar infrastrukturën e duhur. Ne ndërtojmë sdësiths në qendër të Tiranës, por pa pasur infrastrukturën e duhur.”, theksoi ai.