Eshton: Kosova do të flasë vetë për veten e saj

Eshton: Kosova do të flasë vetë për veten e saj
Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, ka shprehur mirënjohje ndaj kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel.

“Kjo marrëveshje do të thotë se Kosova do të marrë pjesë dhe do të flasë vetë në më shumë se 35 forume të ndryshme rajonale. Kosova poashtu do të jetë në gjendje të nënshkruajë vetë marrëveshje. UNMIK-u tashmë ka deklaruar se do t’ja bartë këto të drejta Kosovës”, ka thënë Eshton para gazetarëve në Bruksel. Kryeministri Thaçi marrëveshjet e arritura në raundin e fundit të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit i ka cilësuar sërish si momente historike.
“Mendoj se këta hapa janë të vështirë për shkak të së kaluarës, por janë të rëndësishëm për të ardhmen e përbashkët evropiane”, ka thënë Thaçi.
Kryeministri Thaçi poashtu do të takojë sot në Bruksel edhe komisionarin për zgjerim të BE-së, Shtefan Fyle, si dhe zyrtarë të tjerë të këtij mekanizmi./shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?



×

Lajmi i fundit

FOTOGALERIA/ Ndërtimet fortifikuese në ‘Ishullin e Sazanit’ në vitet 1915-1921 me qëllim kontrollin e ‘Ngushticës së Otrantos’

FOTOGALERIA/ Ndërtimet fortifikuese në ‘Ishullin e Sazanit’ në vitet 1915-1921 me qëllim kontrollin e ‘Ngushticës së Otrantos’