Eshtrat u pritën nga familjarwt dhe zëvendësministri i Kulturës. Avioni me eshtrat e tij u nis nga Vjena, qëndroi për 11 orë në Stamboll dhe sot në orën 08.15 mbërriti në Shqipëri.
Pritet që eshtrat të rivarrosen në Kaninë të Vlorës më 30 mars, ku protokolli i shtetit do ta shoqërojë me një ceremoni zyrtare. Eqrem bej Vlora u lind në Vlorë më 1 dhjetor 1885 dhe vdiq në Vjenë më 1964 duke shkruar librin e tij të famshëm me kujtime për historinë e Shqipërisë.
Ai vdiq në familjen Këlcyra, me të cilët ndau për një kohë të gjatë edhe apartamentin në Romë. E bija e Ali Këlcyrës, Hëna Këlcyra, u kujdes për varrin e tij prej vitit 1964, dhe për kthimin e eshtrave në Shqipëri.
Redaksia online
(dh.h/sg/shqiptarja.com)
