EKSKLUZIVE/ I ra të fikët nga emocioni i golit, tifozi i Tiranës: I kërkova ambulancës të kthehej në stadium! Derbin e përjetoj gjithmonë kështu

Shumë njerëz futbollin e dinë vetëm një sport, por emocionet që ia dhuron nuk kanë kufij. Shembull për këtë është Denis Shehu, tifozi i Tiranës të cilit emocionet e mëdha të golit të parë në derbin kundër Partizanit, i shkaktuan gjëndje të fikti. Një situatë që krijoi panik tek të gjithë të pranishmit në ‘Air Albania’.

“Ishte i moment i vështirë. Faleminderit të gjithë tifozëve si të Tiranës ashtu edhe të Partizanit për solidaritetin që më dhanë. Faleminderit edhe mjekëve të Partizanit që mu gjendën pranë,”-deklaroi Denis Shehu, tifoz i Tiranës.

Edhe pse i dobët fizikisht për shkak të tronditjes emocionale, Denisi tregon për Report Tv, se gjatë gjithë kohës në ambulancë kërkoi të kthehej në stadsium për të parë ndeshjen deri në fund

“Po shkoja në spital me ambulancë dhe i thashë shoferit ‘më kthe në stadium, nuk dua të shkoj në spital’. Pasi mbarova analizat gjatë gjithë kohës e kisha mendjen te rezultati i ndeshjes. Kur e pashë ndeshjen 1-1 prap kisha besim se do fitonim. Mora taksi u ktheva në stadium. Edhe po të humbnim thashë unë do ta shoh ndeshjen,”-tha Denisi.

Edhe pse bëhej fjalë për shëndetin e tij Denisi tregon me humor çfarë ndodhi në golin e dytë kur Tirana fitoi derbin me Partizanin.

“Kur e boni Tirona golin e dytë ktheva kokën nga ambulaca s’ishte më. I thash vetes ‘mbaje veten mos u bëj për ambulancë sërish’. Gëzova me shokët, gëzova me ekipin dhe e falenderoj për këto emocione,”-u shpreh ai.

Kështu i përjeton të gjithë derbit?

“Më thënë të drejtën kështu i përjetoj. Kam 25 vite që e ndjek Tiranën prapa para, që fëmijë”, përfundon ai. 

Ne.k./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bimi: 02/01/2022 01:23

    O zaaaari ????????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)