VIDEO/ S’ka surpriza, Tiranë fiton derbin, thellohet kriza te Partizani! Pas ndeshjes përplase mes tifozëve, në fushën e lojës
Ka përfunduar me fitoren e Tiranës 2-1 derbi kundër Partizanit. Një 90 minutësh ku pati shumë incidente dhe ndeshja u ndërpre në dy raste për shkak te tifozëve që hodhën flakadanë dhe sende të tjera në fushë.
Ka përfunduar me fitoren e Tiranës 2-1 derbi kundër Partizanit. Një 90 minutësh ku pati shumë incidente dhe ndeshja u ndërpre në dy raste për shkak te tifozëve që hodhën flakadanë dhe sende të tjera në fushë. Madje në fund tentuan edhe të përplaseshin fizikisht por ndërhyri edhe policia.
Me këtë fitore Tirana vijon e qetë në krye të renditjes, ndërsa Partizani i dorëzohet krizës së rezultateve
Pas mbylljes së sfidës, tifozët bardheblu hynë në fushë duke festuar me lojtarët e tyre. Nga ana tjetër, nisën protestat e tifozëve të Partizanit dhe shumë prej tyre kapërcyen rrethimin e hynë gjithashtu në fushë. Kjo përplasje në fushën e lojës solli dhe ndërhyrjen e policisë për të qetësuar situatën.
Ndeshja u luajt në ‘Air Albania’ ku derbi mes Partizanit dhe Tiranës ishte për javën e 15 të Superligës. Kjo përballje është e 163 në histori mes këtyre skuadrave.
VIDEO/ Plas lufta pas Partizani-Tirana, tifozeritë përplasen në fushën e lojës
Ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës është mbyllur me një sukses të bardhebluve, por edhe me momente tensioni. Gjithçka ka përshkallëzuar me përplasjet e tifozerive në fushën e lojës. Pas mbylljes së sfidës, tifozët bardheblu hynë në fushë duke festuar me lojtarët e tyre. Nga ana tjetër, nisën protestat e tifozëve të Partizanit dhe shumë prej tyre kapërcyen rrethimin e hynë gjithashtu në fushë.
Kjo bëri që mes palëve të kishte përplasje, duke bërë që të ndërhyjë policia.
Tifozit i bie të fikët në stadiumin 'Air Albania', dërgohet me urgjencë drejt spitalit
Një tifozi i ka rënë të fikët në stadiumin 'Air Albania' këtë mbrëmje teksa po luhet derbi i kryeqytetit, Tirana-Partizani. Pas ndihmës së parë nga të pranishmit në stadium, tifozin e ka marrë ambulanca e cila ka dërgaur drejti spitalit për ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.