EKSKLUZIVE! 'Dritaret e dhomave me kangjella'/Report Tv në spitalin COVID-4! Zv.drejtoresha: Kapacitet 110 shtretër, 120 infermierë dhe 30 mjekë (VIDEO)

TIRANË- Report TV u fut ditën e sotme ekskluzivisht në ambientet e spitalit COVID-4, i cili është gati për pritur pacientet e prekur me koronavirus. Në këtë “inspektim” na u bashkua zv.drejtoresha e QSUT-së, Daniela Nika, e cila shpjegoi se si do të funksionojë kjo strukturë spitalore e cila ndodhët në zonën e Kasharit në ambientet e një ish-Universiteti privat.

COVID-4 do të ketë kapacitet për 100-110 pacientë fillimisht, dhe më pas në varësi të situatës mund të përballojë deri në 140. Ndryshe nga sa u than ë fillim, ky spital nuk do të jetë vetëm për ata që janë në gjendje të mirë shëndetësore. Në katin e parë të këtij spitali, ndodhën 10 shtretër të cilët do të shërbejnë për terapinë intensive.

Në hyrjen kryesore, nga e djathta ndodhet edhe një sallë kirurgjikalë, e cila sipas doktoreshës Nika, do të shërbejë për ndërhyrje kirurgjikale të vogla, për t'u ardhur në ndihmë mjekëve dhe infermierëve të këtij spitali. Nisur nga rastet e rënda në spitalet e tjera COVID, në këtë njësi dritaret e dhomave të pacientëve janë të pajisur me kangjella, të cilat do të parandalojnë aktet ekstreme në rast rreziku.

Sa u takon kapaciteteve në radhët e bluzave të bardha, zv. Drejtorja e QSUT tha se do të jenë 120 infermierë dhe 20 deri në 30 mjekë që do t'u vijnë në ndihmë personave që do drejtohen drejt këtyre ambienteve.

Veç kësaj strukture, spitali do të ketë edhe rreth 200 sanitarë, barrelambajtës dhe shoferë. Në dispozicion të COVID-4, do të jenë dy autoambulanca, njëra që do të lëvizë në terren dhe tjetra e gatshme për spitalin.

Ushqimi dhe lavanderia në këtë spital janë në varësi të QSUT-së, ndërsa zv.drejtoresha Nika tha për Report TV se  nuk do të lejohet ushqimi nga familjarët, siç ndodh sipas saj edhe në vende të tjera të botës. Për pacientët do të përdoren dieta 3 për të sëmurët infektive dhe dieta 12 për diabetikët.

Në spital ka edhe një farmaci që sipas Nikës, do të shërbejë për të gjithë pacientet, ndërsa shtoi se ka pavarësisht disa akuzave nga qytetarë të ndryshëm, ka vite që nuk blihen medikamente jashtë spitaleve. Tre katet e para të këtij spitali janë për pacientët në gjendje më të rënduar , ndërsa dy katet e sipërme do të shërbejnë si Konvalishencë, pra do të rrinë pacientë që janë në gjendje të mirë shëndetësore.

K.T./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genti: 22/11/2020 12:09

    Po hapesiren mes shkalleve e mbyllet o budallenj. Ai qe do tr hidhet do ta gjej nje menyre.

    Përgjigju
  • EDI: 18/11/2020 10:14

    Po sikur ti spiridhula te hash mutin tone te gjithve a te ngel hatri ?

    Përgjigju
  • Spiridhula: 18/11/2020 06:55

    Qe te gjith ju specialista qe komentoni ini copa mishi me dy sy.....te fala sali kriminelit....nuk kini cfar thoni tjeter e kini gojen plot me m.. qe keni ngren gjith keto koh....ju qe nuk aritet njzet e ca vjet nuk bet dot nje hale....

    Përgjigju
  • Bes: 17/11/2020 23:53

    Po tela me gjemba, xhama te thyer te ngjitura me cimento, hekura me maj shpuese nuk kan vendos.. Hajde pacavure hajde si spitali burgut.

    Përgjigju
  • meri: 17/11/2020 20:03

    Per mua kangjullat nuk jan zgjidhja e duhur,sikur....larg qoft te bjer zjarr ne spital( siç ndodhi ne Romani) si do te veprohet per te shpetuar pacientet ???ketu ku jam une,dritaret e spitalit jan me çels.

    Përgjigju
  • vera: 17/11/2020 18:43

    NUK KA NEVOJE O DEBILA TE VENDOSNI kangjella,,,,mjafton te jene dopio--xham dhe te mbyllen me ndonje kapese apo gje tjeter....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë