Ekskluzive/ Zbardhet vendimi i Gjykatës që i bën nul zgjedhjet në FSHF

Nëpërmjet një vendimi, që mban datën 28 mars 2018, të siguruar sot nga Report TV, dëshmohet qartë se Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë nuk e ka regjistruar Asamblenë zgjedhore të FSHF-së, në të cilën u mandatua për herë të pesë si president Armand Duka.

Gjykata vendosi kthimin pas të kërkesës së Federatës Shqiptare të Futbollit për regjistrimin e Asamblesë së Fundit Zgjedhore. Në arsyetimin e saj Gjykata vëren, se FSHF-ja nuk kishte paraqitur një dokumentacion të plotë me dokumenta zyrtare, kryesisht lidhur me regjistrimin e delegatëve dhe shoqatave të reja pjesmarrëse në zgjedhjet e Asamblesë.

Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë për kërkesën e FSHF-së për të regjistruar zgjedhjet

Gjykata ia ka ngarkuar gjithashtu shpenzimet gjyqësore FSHF-së, e cila kundër këtij vendimi, mund të apelohet brenda 5 ditëve, në Gjykatën e Apelit.
Pra FSHF ka afat deri sot për t’u ankuar. zgjedhjet ne fshf.pdf" />

Vetë FSHF, ishte munduar ta minimizonte vendimin e Gjykatës pak kohë më parë, kur u shpreh se ishte vetëm një çështje procedurale për plotësim dokumentacioni dhe jo një vendim që vinte në pikëpyetje legjitimitetin e zgjedhjeve.

Por në fakt, nga zbardhja e vendimit, shihet qartë se ai e trondit nga themelet futbollin shqiptar, duke hapur rrugën e përsëritjes së mundshme të zgjedhjeve. Kanë qenë shoqatat fantazmë, ato të cilat e kanë bërë të pamundur për Gjykatën që t’i regjistronte zgjedhjet në fjalë. Bëhet fjalë për plot 12 shoqata të paregjistruara në gjykatë, të cilat me votën e tyre ndikuan në mënyrë përcaktuese në rizgjedhjen e Armand Dukës.

Ky vendim i Gjykatës vjen në një moment kur futbolli shqiptar është përfshirë edhe në skandalin e basteve të ekipit të Skënderbeut, që u përjashtua 10 vjet nga veprimtaritë evropiane nga UEFA. Duka, ka qenë një ndër sponsorët zyrtarë të Skënderbeut, edhe pse një gjë e tillë përbën një konflikt të hapur interesi. Pak kohë më parë, në një rast të ngjashëm si zgjedhja e Dukës me shoqatat fantazëm, një gjykatë në Kroaci i hoqi mandatin presidentit të federatës kroate të futbollit Davor Suker.

Pasi të shihet nëse FSHF dhe Duka do ta apelojnë apo jo vendimin e Gjykatës në Tiranë, në rast se ky vendim mbetet në fuqi, do të shihet gjithashtu nëse Prokuroria do të nisë apo jo një hetim për veprën penale të falsifikimit me shoqatat fantazmë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mustafa pordha nonaj: 02/04/2018 22:05

    Ore po hiqeni këtë injorant të ler nga federata se e ka bo federatën Shqiptare si një han pa porta . E futbollin e ka çuar për skrap ky trap

    Përgjigju
  • SerxhoKulla: 02/04/2018 14:14

    Federat pler nga koka deri tek kembet, besoj se drejtesia do japi shpres per futbollin.

    Përgjigju
  • hahahaaaaaaa: 02/04/2018 13:54

    O Duka ke nje Micro Credit Albania qe ka dhe studion e vet ligjore, me kete vendim ske nevoje te shkosh ne apel , po aty prap ne gjykate te shkalles pare se e quajne vendim te ndermjetem mos e vrit mendjen se njohin kancelarin dhe kryesekretaren e ke te mbyllme ta garantoj. PO NUK QE KESHTU JAM ME TY KA FUT DUART POLITIKA hahahaaaa

    Përgjigju
  • AJAX: 02/04/2018 13:47

    Kot nuk eshte te komisioni ligjeve z.Fino me besim ne drejtesi dhe QETESI olimpike i dh nje keshille Dukes para zgjedhjeve "mos o trim"

    Përgjigju
  • xXx: 02/04/2018 13:34

    Mbase e heqin kete legenin jo se Finua eshte me i mire,por ky plehra e uli ne nivelet me banale FSHF-n....E beri FSHF-n sikur ja kishte lene baba ketij injoranti te pagdhendur...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania