SHKODER- Emocione, lot gëzimi dhe duartrokitje shoqëruan natën finale të edicionit të 64-t të Festivalit Kombëtar të Këngës për Fëmijë në Teatrin “Migjeni”.
Eslin Kurti me këngën “Kërce me mua” fitoi çmimin e parë në kategorinë Junior (9-14 vjeç), duke siguruar edhe të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Junior Eurovision Song Contest 2026. Ndërkohë, në kategorinë e të vegjëlve triumfoi Ajri Drishti me këngën “Nuk kam ku luj”.
Pas ndarjes së çmimeve, dy fitueset ndanë emocionet e para për këtë sukses dhe për eksperiencën në skenën e festivalit.
Producentja ekzekutive e festivalit, Manjola Lloja, u shpreh se përzgjedhja e këngës fituese për “Junior Eurovision” i ka dhënë festivalit edhe më shumë rëndësi dhe vlera artistike.
Drejtuesja artistike Orjeta Kelaj pati fjalë vlerësuese për korin e festivalit dhe punën e realizuar gjatë këtij edicioni.
Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë u zhvillua për tre netë me radhë në Shkodër, duke sjellë në skenë 31 krijime të reja dhe duke kthyer qytetin në qendrën e muzikës për fëmijë në Shqipëri.
Komente








