'Eksperienca estetike', Elektroshok nga profesor Ardian Ndreca

Në Report Tv u transmetua emisioni i radhës i ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca, me temë mbrëmjen e sotme disiplinën e Estetikës.

Eksperienca estetike ushqehet me emocione, ajo nuk përfshin vetëm një dimension kognitiv por kryesisht emocional të thellë, duket nxjerrë në pah kontrastin mes së bukurës, artistike dhe natyrore dhe të rëndomtës.

Termi estetikë rrjedh nga greqishtja e lashtë “aisthesis” që do të thotë ndjeshmëri dhe na orienton së pari tek shqisat tona, dritaret të hapura nga bota që na rrethon dhe nga bota që jemi ne vetë. Shqisat janë të parat që na orientojnë nga e bukura, prandaj nëse ato janë të panjollosura nga e shëmtuara, mund të përçojnë më qartë të bukurën drejt nesh.

Jeta jonë e përditshme është e mbushur me probleme, me urgjenca të çastit që presin zgjidhje të menjëhershme, përceptojmë zakonisht në funsion të përditshmërisë sonë dhe dendur jemi viktima të saj aq sa nuk mbërrijmë më ta gjejmë dhe ta shijojmë të bukurën e cila është e lirë nga çdo lloj interesi heterogjen pse ka vlerë në vetvete për atë çka përfaqson.

Sot kur teknika homologon gjithçka duke filluar nga shijet deri tek objektivat, edukimi estetik me të bukurën projektohet si i vetmi burim që kemi për të formuar në mënyrë integrale njeriun. George Steiner e konsideronte artin në jetën tonë si prani të një opaciteti që shndritë. Në këto përmasa arti deshifron realitetin nëpërmjet një gjuhe përditshmëria nuk e kapë dot. Të komunikosh në regjistra estetikë do të thotë t’i gëzohesh pranisë së artit si dimension i ekzistencës sonë dhe të pajtosh dy të kundërta që janë të pranishme tek ne: lënda dhe shpirti.

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë