Estonia nis kontrollet e plota kufitare në kufi me Rusinë

Estonia nis kontrollet e plota kufitare në kufi me Rusinë

Pikëkalim kufitar midis Rusisë dhe Estonisë

Qeveria e Estonisë njoftoi të enjten se ka filluar kontrolle të plota kufitare në kufirin e saj me Rusinë. Deri tani, autoritetet estoneze kanë kryer vetëm kontrolle të rëndomta kufitare.

Vendimi i së enjtes për kontrolle të plota kufitare në pikëkalimet tokësore dhe hekurudhore në Narva, Koidula dhe Luhamma, u fut në fuqi menjëherë.

Ata të cilët e kalojnë kufirin në këmbë, kontrolli i plotë nënkupton kontrollimi i personit dhe i valixhes së tij apo saj. Atyre që udhëtojnë me veturë do t’iu kontrollohet vetura dhe gjërat brenda saj.

Kryeministri i Estonisë, Kristen Michal, tha se vendimi u mor me qëllim për parandalimin e transportit dhe transitit përmes Estonisë të mallrave të cilat janë nën sanksione të Bashkimit Evropian.

Estonia, ish-republikë sovjetike, është tani një përkrahëse e madhe e Ukrainës në luftën e saj kundër pushtuesit rus.

Kufijtë finlandezë dhe estonezë me Rusinë janë kufij të jashtëm të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s.

Prej kur Moska e filloi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022, Bashkimi Evropian ka vendosur 14 paketa sanksionesh ndaj Rusisë.

Ato përfshijnë, ndër të tjera, masa ekonomike, si kufizimi i importeve dhe eksporteve, të cilat prekin sektorë të ndryshëm në Rusi - nga energjia, bankat, industria dhe transporti, deri te mediat shtetërore ruse, të cilave u ndalohet të punojnë në BE. REL

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Video bëhet virale, shikoni si reagon gomari pasi ‘shoku’ i tij rrëzohet teksa vrapon

Video bëhet virale, shikoni si reagon gomari pasi ‘shoku’ i tij rrëzohet teksa vrapon