Paris 2024/ Ditë historike, Shqipëria kërkon sot medaljen e parë Olimpike! Në tapet Abakarov

Paris 2024/ Ditë historike, Shqipëria kërkon sot medaljen e parë Olimpike! Në tapet Abakarov

Zelimkhan Abakarov

Shqiptarët me mendje nga Parisi. Këtë të enjte në Lojërat Olimpike është radha e Zelimkhan Abakarov, mundësit rus të natyralizuar si shqiptar. 31-vjeçari që në 2022 u shpall kampion bote në mundje për peshën e tij, do të vendoset përballë Iuna Fafe Diamantino, rivalit nga Guinea-Bissau. Dueli merr jetë mes orës 11:00 dhe 13:30. Abakarov garon në stilin e lirë të mundjes, në peshën deri në 57 kilogramë.

Në ndeshjen e gjashtë të baterisë A, Zelimhkan kërkon të kalojë rivalin e fazës së 1/8 për të shpresuar çerekfinalen. Pasi sportistët e tjerë kuqezi dështuan në "Paris 2024", tanimë është radha e mundjes që të bëjë detyrën e vet.

Veç Abakarov që kërkon sot t'i japë Shqipërisë medaljen historike në Lojërat Olimpike, në ditët në vijim në tapet do dalin edhe mundësit e tjerë rus të natyralizuar si shqiptarë, Islam Dudaev dhe Chermen Valiev.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Armando Broja vendos të ardhmen, ‘kokë më kokë’ me trajnerin e Chelsea

Armando Broja vendos të ardhmen, ‘kokë më kokë’ me trajnerin e Chelsea