Etiopia i kërkon Britanisë ‘thesarët’ e grabitur 150 vjet më parë
Etiopia bën thirrje për kthimin e objekteve të vlefshme të plaçkitura nga forcat britanike 150 vjet më parë. Thesaret e Afrikës Lindore janë aktualisht në shfaqje në Muzeun “Viktoria dhe Albert” në Londër.
Thesari i Etiopisë i marrë nga forcat britanike në vitin 1868
Etiopia bën thirrje për kthimin e objekteve të vlefshme të plaçkitura nga forcat britanike 150 vjet më parë. Thesaret e Afrikës Lindore janë aktualisht në shfaqje në Muzeun “Viktoria dhe Albert” në Londër.
Vendi ka kërkuar që të gjitha antikitetet e plaçkitura të kthehen në Etiopi në baza të përhershme, duke refuzuar një ofertë të një huazimi afatgjatë nga Muzeu V & A në Londër.
Ndër thesaret e çmuara është edhe një kurorë ari dhe një kupë e kapur nga forcat britanike gjatë betejës së Maqdala në vitin 1868, pasi trupat e plaçkitën fortesën e perandorit Tewodros II. Artikujt u shitën për të mbledhur para për ushtrinë britanike dhe u shfaqën për herë të parë në 1872.
V & A njoftoi në shkurt se po organizonte një ekspozitë me thesarin e plaçkitur. Addis Abeba kërkoi për herë të parë artefaktet në vitin 2007, sipas ministrit etiopian të Kulturës dhe Turizmit Hirut Woldemariam.

(Thesari i Etiopisë i marrë nga forcat britanike në vitin 1868)
Tristram Hunt, drejtor i Muzeut Victoria dhe Albert (V & A), thotë se ekspozita u organizua në konsultim me komunitetin etiopian në Londër dhe mbetet “i përkushtuar për të vazhduar dialogun e rëndësishëm dhe të gjerë me kolegët e Ambasadës etiopiane në Londër”.
Gazetari britanik Jon Gaunt vuri në dukje Irakun dhe Sirinë, ku antikitetet janë plaçkitur nga ISIS, duke sugjeruar se vende të paqëndrueshme si Etiopia nuk mund të ngarkohen me ruajtjen e thesareve të tyre.
Ky argument u kundërshtua nga komentuesi politik etiopian Awol Allo, duke e hedhur atë si “mospërfillës” dhe një “tregim kolonial”. Allo tha se njerëzit duhet të vizitojnë Etiopinë dhe të shohin thesaret kombëtare atje.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
81.7%
-
Jo
12.2%
-
Akoma
6.1%
Vota total: 295
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Andrea Pirlo s'njeh 'pension', shënon supergol nga goditja e dënimit (VIDEO)
25 Mars, 13:35
-
Diaspora/ Balla takohet me kryebashkiakun e Brent në Londër: Krenar për shqiptarët që punojnë në strukturat e kësaj bashkie
22 Mars, 16:19
-
VIDEO/ Kombëtarja lë pas humbjen me Anglinë, stërvitet në Londër para Andorrës! Tremb gjendja e Strakoshës
22 Mars, 14:19
-
Rihapet aeroporti Heathrow në Londër, nisin hetimet për zjarrin në nënstacionin elektrik
22 Mars, 14:12
-
VIDEO/ Humbja me Anglinë, Sylvinho pas ndeshjes: Flas me Wengerin kur kam probleme, besoja te barazimi
22 Mars, 09:54
-
Diaspora/ Balla në Londër me sipërmarrës shqiptarë: Bisedime me kryeministrin Starmer për emigracionin e ligjshëm, lehtësimin e vizave të punës dhe turistike
21 Mars, 15:38
-
Londër/ Zjarr në Heathrow, mbyllet aeroporti, mbi 1300 fluturime të anuluara! Dyshohet sabotazh rus (VIDEO)
21 Mars, 07:30
-
Kombëtarja zhvillon stërvitjen gjenerale në Londër, Sylvinho: Anglinë s’e përballojmë dot ‘kokë më kokë’, jemi përgatitur! Gjimshiti: Ëndërr kemi Botërorin
20 Mars, 18:13
-
Kombëtarja luan në 'Wembley', Thomas Tuchel: Shqipëria më nervozon në debutim, mos kemi frikën e humbjes
20 Mars, 15:19
-
Formacioni/ ‘Migjeni’ zbret Kombëtaren në Londër, 20 mijë shqiptarë në ‘Wembley’! Sylvinho humbet Ismajlin (VIDEO)
20 Mars, 08:31
-
Ministri Hasani vizitë në Londër, takohet me Sekretarin e Jashtëm të Britanisë, në fokus forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe
19 Mars, 18:00
-
Londër/ Një burrë me flamur palestinez ngjitet në kullën 'Big Ben', policia mbyll urën Westminster
8 Mars, 18:02