Ish-deputeti socialist Etjen Xhafaj do të jetë drejtori i Postës Shqiptare. Gjatë marrjes së detyrës, Xhafaj e vuri theksi në disa prioritete me emërues të përbashkët maksimizimin e shërbimeve.

Marrjes e kësaj detyre, Xhafaj tha se e sheh si një përgjegjësi dhe sfidë, me të cilat garantoi se do të përballet me sukses.

“Është jo një barrë por një sfidë e vërtetë jo vetëm për mua por për të gjithë ekipin këtu me të gjithë drejtuesit e filalieve, duke filluar nga i pari postier deri te administratori, duke kaluar nga të gjithë. Unë besoj se Posta Shqiptare është një vlerë, më tepër se një shoqëri aksionare,  më tepër se sa një institucion. Zëvendëskryeministrja e tha shumë mirë që priroritet por edhe jetëgjatësia historike e këtij institucioni që ka 113 vjet që ekziston e bëjnë një peshë, një përgjegjësi, por edhe një sfidë të cilën  ne duhet ta përballim me sukses dhe duhet të fokusohemi te ajo që vjen.

Patjetër që në 3 vitet e fundit janë bërë avancime të jashtëzakonshme, por unë besoj se kemi ende shumë për të bërë, sidomos në tre drejtime së pari, posta është shërbimi që është më afër të gjithë qytetarëve të Shqipërisë me mbi 2500 punonjës ne duhet të jemi shumë të ndjeshëm veçanërisht ndaj që janë më në nevojë, prandaj shërbimi dhe shërbesa duhet të jetë prerogativa e parë e çdo punonjësi, duke filluar nga unë”, tha Etjen Xhafaj, drejtori i ri i Postës Shqiptare.  

Inovacioni duhet të jetë primar për ne, kjo është një garë idesh dhe ndaj do të jemi të hapur ndaj të gjithë njerëzve për të arritur në maksimizimin për të kaluar nga ata që flasin për ndryshimin te ata që e bëjnë diferencën në të mirë të qytetarëve”, përfundoi Xhafaj në prezantimin si drejtor i Postës Shqiptare.

Etjen Xhafaj ka mbajtur më herët funksione politike dhe administrative në radhët e Partisë Socialiste dhe qeverisë, duke qenë ndër figurat e njohura të brezit të ri socialist. Me këtë emërim, ai merr drejtimin e një prej institucioneve më të vjetra publike të vendit, në një moment kur “Posta Shqiptare” ndodhet në proces transformimi dhe digjitalizimi të shërbimeve.