Eureporter: BE-ja, sinjale për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë brenda verës

Eureporter: BE-ja, sinjale për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë brenda verës

Portali Eureporter, i ka kushtuar një artikull sot vëmendjes dhe qasjes pozitive që po shfaq bashkimi Evropian ndaj Shqipërisë dhe që sipas shumë gjasave do të sjellë nisjen zyrtare të negociatave mes Shëipërisë dhe vendeve anëtare të BE-së, për anëtarësimin përfundimtar të vendit tonë, në familjen e madhe 28-anëtarëshe.

Me rastin e vizitës së kryeministrit Edi Rama në Bruksel, i cili u prit nga shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini, Eureporter ka përcjellë klimën e favorshme që ekziston në kryeqendërn evropiane për çeljen e negociatave.

Artikulli i Eureporter

Shefja e Çështjeve me Jashtë Federica Mogherini ka sinjalizuar se bisedimet për anëtarësimin me Shqipërinë mund të nisin që këtë verë, shkruan Martin Banks i Eureporter.

Duke folur në Parlamentin Evropian në Bruksel sot, zyrtarja italiane tha se ajo pret që Komisioni Evropian të japë një “rekomandim të pakushtëzuar” për negociatat e anëtarësimit të cilat të nisin “në dy tre muajt” e ardhshëm.

Ajo tha në një takim se kjo do të hapte rrugën për Këshillin, institucionin që përfaqëson shtetet anëtare të BE-së, që t’i niste zyrtarisht bisedimet “brenda qershorit”.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së e tha këtë gjatë një fjalimi mbi përpjekjet reformuese të ndërmarra nga Shqipëria në kuadër të paketës së saj të integrimit.

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, foli gjithashtu gjatë këtij takimi, duke i thënë audiencës se ishte “qesharake” që vendi i tij të etiketohej se “kryeqyteti rajonal i krimit”.

Mogherini, në fjalimin e saj, foli gjithashtu me entuziazëm për progresin e bërë deri tani, duke cituar reformën në drejtësi dhe politikën e jashtme si shembujt e parë.

Aderimi do të ishte pozitiv jo vetëm për arsye ekonomike por edhe për “ripajtimin” e rajonit të Ballkanit, tha ajo, duke shtuar se edhe sikur Shqipëria të mos ishte gati për t’iu bashkuar bllokut të 28 shteteve, ajo ka bërë “gjëra të pabesueshme” në procesin e saj të reformave gjatë vitit të fundit.  

Ajo u tha të ftuarve, “Nuk është një ushtrim boksi, por një proces i tërë. Megjithatë, ajo që kam parë unë është një vendosmëri dhe përkushtim i madh, një ndjesi e të qenit evropianë. Është kjo dëshirë dhe aspiratë për të qenë pjesë e BE-së, kjo energji për të cilën kemi kaq shumë nevojë ne këtu në Evropë, sidomos në suazën e trendeve aktuale politike. Ajo na kujton ne se çfarë është BE-ja”.

Ajo i tha Ramës: “Për sa i takon rezultatit të arritur në procesin e reformave, sidomos në reformën në drejtësi dhe politikën e jashtme, Shqipëria ka bërë gjëra të mëdha gjatë viteve të fundit dhe po ecën në drejtimin e duhur. Kjo nuk është pak. Ne jemi 100% në krahun tuaj”.

Ajo paralajmëroi mbi nevojën për t’i vijuar reformat, duke thënë: “Kjo është si të ngasësh një biçikletë. Ti rrezikon të rrëzohesh nëse ndal. Kjo nuk do të ishte as në interesin e Shqipërisë, dhe as të BE-së”.

Komentet e saj u përqafuan edhe nga një tjetër pjesëmarrës, Antonio Tajani, presidenti i Parlamentit Evropian.

Shqipëria është një kandidate zyrtare për të hyrë në BE që prej qershorit 2014 dhe ndodhet në agjendën aktuale për zgjerimin e ardhshëm. Shqipëria ka aplikuar për anëtarësimin më 28 prill 2009.

Në tetor 2012, Komisioni rekomandoi që Shqipëria të merrte statusin e kandidatit për në BE, çka do të shoqërohej me marrjen e masave kyçe si reformat në sektorët e administratës gjyqësore dhe publike dhe rishikimi i rregullave dhe procedurave parlamentare.

Komisioneri i zgjerimit Johannes Hahn foli gjithashtu me optimizëm për procesin e reformave, duke thënë se Komisioni do të rekomandojë së shpejti, me shumë gjasa në verë, që shtetet anëtare të nisin bisedimet e aderimit me Shqipërinë.

Disa deputetë të Parlamentit Evropian e mirëpritën progresin e Shqipërisë lidhur me reformat dhe “progresin e mirë” në luftën kundër krimit të organizuar, duke thënë se kjo mund të jetë kyçe për ta avancuar procesin e aderimit në BE dhe hapjen e negociatave.

Gjashtë shtete – Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnje Herzegovina dhe Kosova kanë aspirata për t’iu bashkuar BE-së dhe secila prej tyre ndodhet në një fazë të ndryshme të procesit.

Një zëdhënës i parlamentit Evropian tha: “Rajoni ëhstë një ndër prioriteteve të grupit të Parlamentit dhe ne duam që të gjitha shtetet të integrohen, bazuar te meritat e tyre dhe pasi të kenë përmbushur Kriteret e Kopenhagenit”.

Artikulli i EU Reporter për Shqipërinë

s.k/Shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja