Euro 2016, festimet pas ndeshjes, 
UEFA rregulla të reja për familjarët

Euro 2016, festimet pas ndeshjes, <br />UEFA rregulla të reja për familjarët
Komiteti organizues i “Euro 2016” ka vendosur që të mos lejojë futbollistët të marrin në fushë fëmijët pas përfundimit të ndeshjes.
 
Jemi mësuar që në çdo kampionat, jo vetëm në atë Europian, pas përfundimit të ndeshjes të zbresin në fushë familjarët e futbollistëve ku shpesh herë janë bërë dhe protagonistë të fitores. Por ky moment, tashmë do të mbetet pjesë e së kaluarës. 

Drejtori i Euro 2016 Martin Kallen është shprehur se një ndër arsyet kryesore për këtë vendim është siguria. 

“Nuk jemi totalisht kundër, por ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të garantojmë sigurinë. Ky është një Kampionat Europian, jo një party familjare. Një stadium nuk është vendi më i sigurt për fëmijët e vegjël. Vetëm njerëzit të akredituar mund të hyjnë në fushë dhe askush tjetër”- është shprehur Kallen. 

Redaksia Online 
(B.K/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re