Finalja e shumëpritur e Euro 2016-ës mes Portugalisë-Francës, do të sjellë një përballje mes golashënuesve më të mirë të këtij kampinati.

Sfida e sotme do të kurorëzojë më pas edhe fituesin e Topit të Artë. Interesante në këtë ndeshje është se 5 nga 6 golashënuesit më të mirë të këtij kampionati do të jenë në fushën e gjelbër sonte.

Ai që kryeson listën është francezi Antoine Grizmann me 6 gola, më pas renditet ylli i Portugalisë Cristiano Ronaldo me 3 gola dhe 3 asist në 600 minuta lojë. Ne vendin e tretë renditet Oliver Girou po me 3 gola , por me një asist më pak në 378 minuta lojë.

Francezët duket se kanë qënë të suksesshëm këtë kampionat pas i katërti renditet Dimitri Payet, me 3 gola dhe 2 asist, por me më shumë minuta në fushë, 448.

Nani, lojëtari i Portugalisë, është në vend të gjashtë me 2 gola. I vetmi golashënues me 3 gola që nuk është në finale është lojëtari i Uellsit, Gareth Bale.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)