Euro 2020/ Italia gjysmëfinaliste, eliminon Belgjikën me golat e Barella-s dhe Insigne-s! Në Londër i pret Spanja

Italia ia ka dalë të fitojë 2-1 superduelin me Belgjikën dhe është kualifikuar në gjysëfinale të kampionatit europian. Në Mynih ‘axurrët’ e nisën vrullshëm dhe vetëm pas 13 minutash gjetën golin, por u anulua me VAR. Gjithsesi goli nuk do të vononte pasi Barella pak çaste më pas bëri ‘bomberin’ në zonë, duke zhbllokuar sfidën.

Avantazhi e rriti epërsinë e Italisë në lojë dhe për pasojë në minutën e 44 dyfishoi me supergolin e Insigne-s.Belgjikën e fikur do ta ndizte i riu Doka, që penalltinë e fituar prej tij në fundin e pjesës së parë do ta realizonte Lukaku.

Në pjesën e dytë ‘djajtë’ priteshin të rrëzikshëm dhe deri në një moment ia arritën me dy raste flagrante, por në fund triumfoi Italia solide, që gjithashtu pati mundësitë e saj për të vrarë sfidën. Kjo ishte edhe fitorja e pestë radhazi e Italisë në Europian, diçka të cilën nuk e kishte bërë kurrë më parë, ashtu si edhe 32 ndeshjet radhazi pa humbje duke përfshirë edhe sfidën me Belgjikën.

Në gjysmëfinale Italia do të përballet me Spanjën në Londër, në stadiumin në Uembley me datë 6 korrik në orën 21:00.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Me flamur në dorë, Tedi Blushi i PL-së tenton të kalojë mbi policinë për t’u futur në bashki

Me flamur në dorë, Tedi Blushi i PL-së tenton të kalojë mbi policinë për t’u futur në bashki