EURO 2020, ja rrugëtimi drejt finales së madhe të 'Uemblit'! Përballje të zjarrta në 1/8, spikat Angli-Gjermani, përplasje goleadorësh mes Lukakut dhe Ronaldos

Faza e 1/8 e Euro 2020 është për “infarkt”. Mbi të gjitha tre nga tetë përballjet premtojnë spektakël dhe janë duele të “zjarrta”. Klasikja Angli-Gjermani, dueli mes Lukakut e Ronaldos apo Spanjë-Kroaci janë sfida që kanë interes më shumë se të tjerat. Të enjte dhe të premte Euro 2020 bën pak pushim dhe lojtarët do të karikojnë bateritë për të nisur fazën më interesante atë me eliminim direkt. 1/8 nisin të shtunën me Uells-Danimarkë që do të luhet në orën 18:00 në Amsterdam ndërsa në mbrëmje Italia përballet me Austrinë në Londër. Të dielën Çekia sfidon Holandën ndërsa në Seville luhet superndeshja Belgjikë-Portugali ose më saktë dueli mes goleadorëve Lukaku-Ronaldo. Skema e përplasjeve tashmë është e përcaktuar dhe në çerekfinale fituesja e duelit Uells-Danimarkë përballet me fituesen e çiftit Holandë-Çeki. Ndërsa Italia nëse kalon Austrinë gjen në rrugën e saj në çerekfinale Belgjikën ose Portugalinë.

Faza e 1/8 vijon të hënën e ardhshme me sfidat Kroaci-Spanjë në orën 18:00 në Kopenhagen dhe në mbrëmje Franca kampione e Botës përballet me Zvicrën. Fitueset e këtyre dy dueleve ndeshen me njëra-tjetrën në çerekfinale. 1/8 e Evropianit mbyllen të martën ku së pari do luhet supersfida Angli-Gjermani në Londër e në mbrëmje Suedia ndeshet me Ukrainën. Fituesit e këtyre ndeshjeve do të përballen me njëri-tjetrin në çerekfinale. Tani nis më e bukura, 16 ekipe në “luftë” për trofeun.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Koha për të përforcuar marrëdhëniet duke treguar ndjenjat me sinqeritet, horoskopi për sot

Koha për të përforcuar marrëdhëniet duke treguar ndjenjat me sinqeritet, horoskopi për sot