EURO 2020/ Jashtë Politano dhe Mancini, Italia shpall listën! Roma gati të presë tifozët

Italia ka zyrtarizuar më në fund listën me 26 futbollistë të cilët do jenë pjesë e kombëtares për Europianin Euro 2020. Pas disa ditësh e grumbulluar në qendrën stërvitore Konverçiano trajneri Mancini ka vendosur të lërë jashtë qendërmbrojtësin e Romës Gianlucca Mancini dhe sulmuesin e Napolit Mateo Politano.

Ndryshe nga kompeticionet e mëdha të 10 vjeçarit të fundit këtë herë Italia që vjen me pretendime ka marrë në portë Donnarumma-n, Meret dhe Salvadore Sirigun. Në mbrojtje kapiteni Chielini, Bonucci, Bastoni, Acerbi, Di Lorenzo, Palmeiri, Florenzi, Spinazola dhe Toloi i Atalantës. Në mesfushë Nicolo Barrela, Brayan Cristante, Jorginho, Locatelli, Pellegrini, Stefano Sensi dhe Verrati. Të dy këta të fundit janë të dëmtuar dhe për këtë arsye trajneri ka mbajtur mesfushorin e Atalanta-s Mateo Pessina në qendrën stërvitore. Në rast se njëri prej tyre nuk ia del të rikuperohet atëhere mund të bëhet ndryshim në listë deri me datë 10 qershor, një ditë para se të nisë Europiani.

Në sulm Mancini ka zgjedhur Belotti-n, Immobile-n, Berardi-n, Bernandeschi-n, Chiesa, Insigne dhe Raspadori.

Italia do të jetë edhe skuadra e parë që do të zbres në fushë në ndeshjen hapëse të Europianit që do ta luajë kundër Turqisë në Romë. Deri më tani është konfirmuar se kjo sfidë do të luhet me 25% të kapacitetit të stadiumit, por çdo shtet mund ta rrisë numrin e tifozëve në rast se ka ecuri të mirë me pandeminë.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Stuhi' e re për Sandro Tonalin, Federata Angleze e akuzon për 50 baste edhe në Angli! Newcastle: Na kanë sinjalizuar

'Stuhi' e re për Sandro Tonalin, Federata Angleze e akuzon për 50 baste edhe në Angli! Newcastle: Na kanë sinjalizuar