'Miq të ngushtë familjarë me Ilirin dhe Monikën'': dëshmitarja që ka folur me gazetën austriake bashkëshortja e ish-kreut të DIA, Kastriot Ismailaj

'Miq të ngushtë familjarë me Ilirin dhe Monikën'': dëshmitarja që ka folur me gazetën austriake bashkëshortja e ish-kreut të DIA, Kastriot Ismailaj

Shkrimi i medias austriake dhe gruaja e ish-kreut të DIA, Kastriot Ismailaj, Vojsava Ismailaj

“Dëshmitari me të cilin ka folur gazeta e madhe austriake KRONE është bashkëshortja e ish-kreut të DIA, Kastriot Ismailaj, aktualisht në burg”.

Kjo është ajo çfarë i tha redaksisë së gazetës DITA një burim afër studios ligjore të përfshirë në procesin e Arbitrazhit në Vjenë.

“Znj.Vojsava Ismailaj, ka qenë të paktën dy herë në qendër të vëmendjes publike në Shqipëri dhe në një intervistë në 2019 ajo tha se ndihej e kërcënuar nga z.Meta, të cilin e akuzon si personin që nxiti burgosjen e bashkëshortit të saj” – tha burimi i DITA.

Arrestimi dhe dënimi i Kastriot Isnailaj lidhet me atë që njihet në publik si skandali CEZ-DIA, por Ismailaj është gjithashtu personi i përgjimit të denoncuar kohë më parë, ku dyshohet se Meta kërkonte 200 mijë euro për fushatë.

Vojsava Ismailaj, e cila është larguar tashmë nga Shqipëria, është marrë gjithashtu në pyetje në 2015 nga Prokuroria, në kuadër të një hetimi të hapur pas deklaratave të ashpra publike mes Ilir Metës dhe Tom Doshit mbi një “komplot për vrasje”.

Në maj 2019, pas largimit nga Shqipëria ajo dha një intervistë në media, në të cilën ndër të tjera thoshte:

-Zonja Vojsava përse keni vendosur të largoheni jashtë Shqipërisë? 

Jam larguar nga Shqipëria, sepse pas arrestimit të bashkëshortit tim, Kastriotit, jam ndjerë e kërcënuar dhe e rrezikuar nga pushteti, d.m.th njerëz të veshur me pushtet. Çështjet për të cilat ai po hetohet janë madhore, janë çështje ku janë përfshirë dhe përfolur emra shumë të pushtetshëm të politikës shqiptare dhe unë si bashkëshortja e tij kam ndjerë se ne si familje mund të jemi të rrezikuar nga presione të njerëzve të pushtetshëm që nuk do të dëshironin që Kastrioti të sqaronte shumë detaje gjatë hetimeve që po kryhen ndaj tij.

Ka pasur direkt dhe indirekt kërcënime. Persona të njohur të mi dhe të Kastriotit, më kanë thënë: Kastrioti të tërhiqet nga Arbitrazhi që të lirohet. Ky është kërcënimi që ka ardhur në mënyrë indirekte, direkt më kanë kërcënuar persona të panjohur për jetën time dhe të djalit tim, më kanë ndjekur dhe ruajtur gjatë gjithë kohës persona të ndryshëm, kudo ku unë shkoja, para shtëpisë etj.

Në dijeninë tuaj, cila është arsyeja që prokuroria rinisi hetime, të cilat i kishte pushuar më parë?

Për Kastriotin, por edhe për mua, ishte e qartë se ngritja e këtyre akuzave dhe rifillimi i hetimeve ndaj Kastriotit, pasi hetimet ndaj tij ishin pushuar 3 herë në të shkuarën, kishin si qëllim vetëm ta sulmonin, për shkak të arbitrazhit të filluar në Vjenë.

Pra, Kastrioti duhej penguar me çdo kusht në vijimin e arbitrazhit, jo vetëm për shkak të shumës së kërkuar, por kryesisht për shkak të informacioneve që po dilnin gjithmonë e më shumë gjatë procesit të arbitrazhit. Avokatët e të dyja palëve kishin filluar të paraqisnin gjithmonë e më shumë detaje para Gjykatës së Arbitrazhit dhe me sa duket kjo duhej të ndalonte, pasi përfshiheshin persona të pushtetshëm.

Kur flisni për persona të pushtetshëm, siç e keni përmendur edhe më parë, për kë e keni fjalën konkretisht? A mund të përmendni ndonjë emër?

Mund të përmend Presidentin e Shqipërisë zotin Ilir Meta, i cili ishte një ndër personat e interesuar drejtpërdrejtë që zhurma rreth të ashtuquajturës “afera CEZ” në Shqipëri, të shuhej. Kjo e lidhur me aktivitetin e tij kur ka qenë ministër i Jashtëm apo edhe ministër i Ekonomisë.

Kastrioti për shkak të aktivitetit të tij të hershëm, jashtë Shqipërisë kishte lidhje dhe miq në të gjitha anët e botës. Ilir Meta, por edhe të tjerë janë përpjekur vazhdimisht t’i shfrytëzojnë këto lidhje për të nxjerrë përfitime. P.sh lidhja e Kastriotit me CEZ në Pragë, është krijuar falë lidhjeve të tij dhe jo ndikimit të politikanëve shqiptarë.

Këta të fundit kanë qenë ata, Ilir Meta në mënyrë të veçantë, që kanë shfrytëzuar lidhjet e Kastriotit, për të krijuar ata më pas lidhje me persona të rëndësishëm të biznesit apo edhe të politikës. Kështu ka ndodhur edhe me rastin e CEZ-it.

Kastrioti e kishte mik Ilir Metën dhe deri në fund të vitit 2012 marrëdhëniet e tij me Ilir Metën kanë qenë tepër të ngushta. Qysh në kohën para se të bëhej Kryeministër apo dhe person i rëndësishëm në politikë, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika, shpesh herë vinin në shtëpinë tonë.

Kemi kaluar shumë dreka dhe darka së bashku: Ilir Meta i kishte forcuar lidhjet me Kastriotin që në kohën e krijimit të FRESH-it. Kastrioti kishte ndërmjetësuar edhe pajtimin e Ilir Metës me Fatos Nanon dhe ky është një fakt i njohur publikisht.

Për t’ju rikthyer historisë së CEZ-it, po sjell vetëm një shembull: ka qenë pikërisht Ilir Meta, që pasi kishte realizuar uljen e çmimit të energjisë, i kërkonte Kastriotit që t’u kërkonte çekëve që ta shpërblenin atë, pra Ilirin, me pretendimin se ai i kishte bërë të fitonin miliona euro..Dita

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani