Euro 2020/ 'Këpuca e artë', Ronaldo vijon i pari! Kane, Stërling dhe Dolberg kërcënuesit potencial të portugezit

Portugalia është jashtë europianit që në fazën e 1/8, por ka ende diçka të cilën mund ta festojë të paktën në aspektin individual. Gjithçka lidhet me Cristiano Ronaldo-n, pasi 36-vjeçari vijon të jetë golashënuesi i Euro 2020 me 5 gola, po aq sa Patrick Shick i Çekisë.

Ky i fundit renditet i dyti, pasi UEFA bëri një sqarim duke deklaruar se në rast barazie favor ka ai që mund të ketë dhënë asisit. Në këtë rast Cristiano Ronaldo numëron një të tillë dhe për këtë arsye renditet ende i pari, por deri në fund të Euro 2020 padiskutim që mund të ketë ndryshime.

Vetëm në dy ndeshjet e fundit Harry Kane ka shënuar tre gola me Anglinë, ndërsa në një kuotë të tillë golash është edhe bashkombasi Rahem Stërling. Shanse për të fituar ‘këpucën e artë’ në Europian ka edhe Dolberg i Danimarkës, i cili deri më tani ka shënuar tre gola dhe është ende në lojë.

Nga të eliminuarit vlen për t’u theksuar gjithashtu Benzema dhe Forsberg, futbollistët e Francës dhe Suedisë, të cilët kanë realizuar nga 4 gola. Në Euro 2016 golashënues u shpall Antoine Griezman i Francës me 6 gola, ndërsa këtë edicion mbetet për t’u parë nëse do të arrihet një shifër e tillë pavarësisht se deri më tani ky është Europiani me mesataren më të lartë të golave të realizuar ndonjëherë.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm